Ngjela: Ilir Meta do shkarkohet, mendon se mund të shpëtojë duke bërë kryengritje

18 Nëntor 2019, 13:57| Përditesimi: 18 Nëntor 2019, 16:28

  • Share

Askush nuk po ia hap derën në Amerikë gruas së Ilir Metës.

Kurse Meta, ende reziston për të dëmtuar Shqipërinë.

Është i pushuar. Këtë nuk do që ta kuptojë, dhe mendon se mund të blejë politikën e lartë me paratë e tij të pista. Turp. Pamundësi absolute; por kujt t’i thuash!

Mbasi të pushohet nga Parlamenti, Meta nuk ka më forcë juridike.

Ku kuptohet se shkarkimin i Metës është çështje ditësh?

Rama i tha Metës para disa ditësh: unë nuk kam gjë në dorë, këtë çështje e drejton Uashingtoni dhe Brukseli.

Atëherë?

Meta do shkaktohet, se ka bërë shkelje shumë të rënda.

Vërtet mendon Meta se, për të mbrojtur veten dhe pronat e tij të paligjshme, mund të shpëtojë duke bërë kryengritje kundër partnershipit të Tiranës me Uashingtonin? Mëndjelehtësi infantile.

Procesi për të shkarkuar Metën ka mbetur në vend, sepse, siç duket, e ka bllokuar Rama. Po tani, nuk ka më gjasë të ndalojë. Këto ditë procedura duhet ta shkarkojë.

Të gjithë të trembur janë, por reforma do të shkojë deri në fund.

Shqiptarët janë të mërzitur, sepse janë tradhëtuar nga krerët e tyre, të cilët i kanë grabitur ligsht në 25 vjet rresht. Viti 1991, që mendohej se do t’u sillte shpëtimin, i zhyti ligsht shqiptarët në një skllavëri të re.

Kjo është e vërteta e kësaj kohe.

Por, shkarkimi i Metës nga Parlamenti, është hapi i parë i madh i likuidimit ligjor të të gjithë kësaj klase dirigjente që, me një korrupsion gjigand, ka shkatërruar mirëqënien e shqiptarëve për të siguruar miliarda dollarë si pará individuale pushtetarësh; mijëra hektarë tokë e truall, dhe qindra mijëra metër katrorë ndërtim mbi pronën e grabitur me falsifikime korruptive.

Shqiptarët duhet të jenë të sigurt, se kundër korrupsionit shqiptar atyre iu është zotuar politika amerikanë. Të gjithë të korruptuarit e lartë do të shpronësohen.

Ilir Meta është i pari.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pyka: 18/11/2019 14:29

    O Taku,asgjë nuk ja për tu bërë!Sepse,unë jam kokepalare dhe e meritoj,sepse unë jam mercenar i vëndit tim,dhe e meritoj,sepse unë shitem me pak pare,dhe prapë e meritoj te kem këta politikan,këta prokurorë e gjyqtarë,menjëfjalë të meritoj emrin BUKENGRËNËS!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?