Po kuptohet se, likuidimi i Metës, ndihet si humbje në Beograd dhe në Moskë. Këtë e di edhe Meta.
Meta është në panik, prandaj flet si i ndërkryer. Por ka shpresë te këta. Në fakt, Beogradi e ka destabilizuar shpesh Shqipërinë. Por tani, e ka krejt të pamundur.
Ndërkohë Meta ka filluar lëvizjen për të gjetur brenda vendit aleatë të tjerë që kullosin në Beograd dhe në Moskë.
Kot e ke, Meta! Mos u lodh kot, o Metë! Ata që ti po i kërkon si aleatë, janë të kapur dhe të kërcënuar nga Uashingtoni.
Meta nuk ka shpëtim, duhet të shkojë nëpër procese gjyqësore.
l. Historia Shqipërisë, në pesë shekuj rresht, është një tragjedi e stërzgjatur e saj, të cilën ia kanë krijuar osmanët dhe fqinjët pushtues. Kjo histori tanimë dihet si fakt historik.
Por, më e rëndë për historinë e Shqipërisë, është shitja që i kanë bërë interesit shqiptar krerët e vet: princa e pashallarë në shekujt e shkruar, dhe, kryeministra e presidentë në këta 100 vjetët e fundit mbas formimit të shtetit shqiptar.
E gjithë kjo llavë e ligë antishqiptare që donte të shfaroste shqiptarët, tani ka rënë në ftohje, dhe historia ka ndryshuar në favor të shqiptarëve. Por, dëshirat e vjetra, dhe frika se po forcohet bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor, i ka hedhur edhe pushtuesit aktualë në sulm. Këtë, sigurisht që e di edhe Meta.
ll. Shqiptarët kanë qenë të vetëm në një botë armiqësore për ta. Tani janë me një aleat të fuqishëm.
Shqiptarët janë në aleancë bilaterale me qëndrën e qytetërimit modern, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Por, mu këtu fillon zilia e armiqëve shekullorë, pushtues të territoreve shqiptare. Këtu e ka arsyen edhe tensioni që duan të ngrenë në shoqërinë shqiptare, dhe këtu fillon edhe shpresa e tyre për ta filluar sërish agresionin e antishqiptar.
Na ka dalë edhe Rama me “shengenin ballkanik”, që të qorrollepsë Kosovën. Por, kjo është një dëshirë e skaduar tashmë.
lll. Te ky agresivitet që vjen nga Brogradi dhe Athina, pikërisht këtu e ka shpresën edhe Ilir Meta. Por, lodhet kot, i mjeri ai.
Sot janë dy shtete shqiptarë në Ballkanin Perëndimor. Po del i treti. Dhe nuk do të mbetet me kaq. Pse? Është shumë e thjeshtë si arsye politiko-histotike. Sepse, e vërteta historike e popullit shqiptar në këtë zonë, është guri themelor i politikës amerikane në interesin e saj.
Dhe kjo është shumë e qartë: shqiptarët e Ballkanit Perëndimor janë proametikanët parësorë të kësaj kohe. Por, shqiptarët kanë një histori që ka ecur mes padrejtësisë kundër tyre. A do ta ndreqë këtë padrejtësi Uashingtoni dhe Berlini? Sigurisht.
lV. Historia e Ballkanit Perëndimor, që nga luftrat kastriotiane dhe mbretëria kastriotiano-arbërore, e deri më sot, është krejt e krejt një histori shqiptare. Kudo, edhe sot, shqiptarë të dhunuar ka në Ballkanin Perëndimor, por, tani, ka edhe dy shtete shqiptarë. Këtu në fakt, dhe pikërisht në këtë pikë historike, ka filluar politika amerikanë në kultivimin real të aleancës amerikano-shqiptare.
Historia është histori, dhe fuqia arbërore e ringritur në Ballkanin Perëndimor, është interes amerikan dhe, sigurisht që është edhe interes shqiptar. Në fakt, kjo është politika aktuale.
Por, për të filluar këtë politikë, duhej ndrequr një padrejtësi. Dhe padrejtësia qëndrore u ndreq sipas drejtimit amerikan: pavarësia e Kosovës. Por, ka edhe një padrejtësi të brendshme: është korrupsioni shtetëror në Shqipëri. Prandaj, politika amerikane e nisi paralel edhe luftën për drejtësinë në Shqipëri.
Pas kësaj ndërmarrjeje, të gjithë kundërshtarët e shqiptarëve, domethënë pushtuesit e territoreve shqiptare, u hodhën në sulm. Dhe, e dini se ku ka konsistuar ky sulm? Në blerjen dhe përdorimin e liderëve shqiptarë. Ky tani është fakt. Por, a e di politika amerikanë këtë? Sigurisht që e di me fakte. Madje faktet ua ka nxjerrë dhe disave prej tyre, të cilët kanë heshtur sot.
V. Po Meta, ku po kërkon ndihmë? Edhe Meta andej po duket se e pret ndihmën. Por, nuk ka ndihmë serbe apo ruse që mund ta mposhtë sot aleancën shqiptaro-amerikane.
Gjithçka do të shkojë deri në fund. Meta do të pushohet nga Parlamenti në këto ditë, dhe nuk do të ketë më forcë juridike, domethënë nuk do të ketë të drejtë të nxjerrë qoftë dhe një akt administrativ, derisa të gjykohet nga Gjykata Kushtetuese. Sepse është bërë i rrezikshëm për ecurinë normale të Shqipërisë.
Ndërkohë do të fillojë t’i dokumentohen të gjitha pronat apo paratë e depozituara.
Kurse, Meta ndërkaq, po kërkon të flasë me ambasadorët perëndimorë në Tiranë! Do t’i takojë këto ditë.
Kot e ka. Mendon se mund t’i kërcënojë ata me destabilizimin e Shqipërisë.
Por, si do t’i kërcënojë?
Mendon të takojë Bashën e gjithë të tjerët e opozitës jashtëparlamentare, që, me ta, të sigurojë lëvizje antishtet me përkrahësit e Partisë Demokratike dhe të tjerët. Me këtë kartë, me anë të ambasadorëve, Meta mendon të trembë kancelaritë perëndimore. Hajde naivitet, hajde! Vërtet mendon Meta se do të ketë ndihmë për të përdorur turmat në Tiranë!
Kjo tani është një ndërmarrje pa gjasë. Askush nuk ka dëshirë të sakrifikojë veten për Metën.
Në fakt, ata që po kërkon Meta, janë të gjithë të kapur. Nuk besoj se do të duan të rëndojnë veten, dhe prandaj nuk do t’i përgjigjen Metës.
Asgjë. Askush nuk do t’i përgjigjet. Ose do ta shtyjnë me shpresë, me sot apo me nesër.
Meta është i humbur. Kërkon që me një protestë masive të shpëtojë veten nga penalizimi. Kohë e humbur kot. Kjo është pamundësi absolute. Mundësia e vetme që do t’i jepte shpresë Metës, është përballja juridike në gjykatat ku do të shkojë…
Asgjë tjetër.