Meta është President i Republikës, atëherë, përse i duhet këtij populli i ngritur me armë? Nuk ka kolonelë ky President, se ai na tha që është Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë?
Në fakt këtu fillon komedia: se Metën nuk e përkrah njëri dhe nuk ka asnjë kompetencë, por kërkon të shkatërrojë Shqipërinë, prandaj e don popullin nën armë. Dhe, a e dini se kë do të rrëzojë populli shqiptar i armatosur e me Metën si prijës? Ambasadorët e vendeve perëndimore në Tiranë, për të shpëtuar sovranitetin e Shqipërisë.
Me këtë, Meta tregon se është i skaduar si arsye politike, por edhe i humbur. Nuk ka asnjë shpresë.
Pse, ju vërtet mendoni se Enver Hoxha u shkëput nga gjithë bota dhe e izoloi Shqipërinë për të mbrojtur sovranitetin e Shqipërisë dhe Marksin? Asfare për Shqipërinë, dhe as për Marksin, por thjesht për pushtetin e tij, por edhe për fatin e tij, se kishte bëre krime, dhe duhej të penalizohej.
Njëlloj si Meta nga antikorrupsioni.
Prandaj na duhet të pyesim: ky Ilir Meta, që u ngrit kundër Perëndimit, për vete e ka këtë, apo për Shqipërinë? Sigurisht që për vete, por është me frikë .
Sepse Metës nuk ia mban që të flasë kundër Perëndimit direkt, dhe na thotë "janë shitur ambasadorët, sepse i ka paguar Rama".
Po, kaq i zoti qënka ky Rama sa të blejë edhe Uashingtonin, edhe edhe Berlinin dhe, edhe Brukselin nëpërmjet ambasadorëve! Pale, pale, po na paska blerë edhe OSBE-në, domethënë Amerikën.
Turp për shqiptarët që kanë si presidentit një armik të shqiptarëve! Nuk shpëton dot.
Pse shqetësoheni, zoti Meta? Ju i thatë Departamentit të Shtetit që "të shkojë në Korenë e Veriut", dhe nuk ia thatë këtë ambasadorit amerikan në Tiranë, të shitur te Rama.
E kuptoni logjikën e Metës?
Ky njëri tani dallohet që ka deviacion psikik, por duhet të qetësohet. Nuk e merr dot Gjykatën Kushtetuese, se nuk ia pranon kush lodrat fëminore. Kërkon të rrijë ende President i Republikës, sepse mendon që ka dhe afër 3 vjet garanci për të shmangur procesin antikirrupsion të shpronësimit të tij.
Kushedi se çfarë ndodh për tre vjet! Këtë po mendon Meta, dhe po kërkon të fitojë gjyqin në Gjykatën Kushtetuese me gjyqtarët e tij, se atje duhet të shkojë pas shkarkimit që pritet t'i bëjë Parlamenti. Por, nuk ia arrin dot.
Ja që, Departamenti i Shtetit nuk iku për në Korenë e Veriut, dhe vendosi të vijojë reformat në Shqipëri.
Kurse Meta kërkon të krijojë krizë. Por ka bërë edhe një gabim juridik: ka denoncuar penalisht Dvoranin, kryetarin e KED. Sepse nuk e kupton që Dvorani dhe Këshilli i tij vendos radhën e gjyqtarëve kushtetues, kurse Meta e ka shkelur këtë radhë jashtë kompetencës së tij.
Kur prokuroria ta njohë këtë shkelje të Metës për kapërcimin rradhës, askush nuk e zbaton dot dekretin e tij absolutisht të pavlefshëm, se bie në burg.
Por çfarë duhet bërë?
Kriza që ka shkaktuar Meta ndalon menjëherë, sapo dy kukullat e Metës në Gjykatën Kushtetuese t'i pushojë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK). Domethënë, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit. Në fakt, këtë krizë e zgjidh vetëm Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM).
Dhe sigurisht që do ta zgjidhë. Po nuk e zgjidhi, Meta nuk i shpëton dot jo vetëm shkarkimit, por as dënimit penal, se tani nuk ka dyshim që po bën një akt antikombëtar ne shpërdorim të detyrës dhe në interes të vet.
Analize e qarte dhe e paster. Meta do shkarkohet dhe dje I eshte kerkuar doreheqja nga Z. Palmier
Përgjigju