Ngjela: Opozita do destabilizim, Rama në hall, por korrupsionit po i vjen fundit nga SHBA-ja

26 Tetor 2019, 17:31| Përditesimi: 26 Tetor 2019, 17:33

  • Share

Korrupsioni i lartë shtetëror është energjia e errët e shoqërisë shqiptare në njëqind vjet. Korrupsioni ka qenë motivi kryesor i pushtetit në Shqipëri, por sot po i vjen fundi... Ky, në fakt, ka qenë dhe mbetet një fenomen shqiptar.
Reforma në Drejtësi besohet se do ta eliminojë më në fund energjinë e errët në gjirin e shoqërisë shqiptare.

Ja cila është gjendja sot, kur Refotma në Drejtësi sapo ka nisur

l.Në Shqipëri sot konstatohet:
Një qeveri që nuk kuptohet se me çfarë skeme po punon në drejtimin politik dhe ekonomik të Shqipërisë. Një opozitë e dalë jashtë parlamentit për të destabilizuar Shqipërinë. Një kryeministër në hall, që po flet jashtë sensit normal në trajtimin e gjëndjes shoqërore në Shqipëri.

Por, ka edhe një kërcënim amerikan antikorrupsion, dhe një humbje të torruas politike në funksion të së ardhmes që vjen shpejt.
Kuptohet qartë se të gjithë janë të kërcënuar nga ajo që pritet të ndodhë.

Jemi në një pikë historikë sot, ku tragjedia e të korruptuarve është e mira maksimale e shqiptarëve. Por kjo tragjedi e ndierë nga korrupsioni i lartë shtetëror, në pushtet apo në opozitë, krijon, për çdo ditë e më shumë, reaksion antireformë në Shqipëri. Kjo, në fakt, e ka sjellë vonesën në ecurinë e likuidimin të energjisë së errët shqiptare.

ll.Çfarë është energjia e errët shqiptare?
Përderisa ka një energji të errët (dark energy) në univers, ne mund ta huazojmë si koncept për të thënë se ka një energjia të errët edhe në shoqëri. Ne na duhet të themi se kjo ndodh edhe në një shoqëri sepse, edhe aty, brenda saj, ka një energji të errët e cila krijon ligësinë njerëzore si psikologji, dhe korrupsionin e lartë shoqëror si krim.

Energjia e errët e universit zgjeron universin, kurse energjia e errët e shoqërisë zmadhon të keqen njerëzore nëpërmjet motivit për pushtet.

Pasurohu dhe krijo mjerim kombëtar: kjo është shtysa e energjisë së errët për afër tridhjetë vjet në Shqipëri. Izolo Shqipërinë dhe krijo mjerim kombëtar për pushtetin tënd: kjo ka qenë energjia e errët e Enver Hoxhës. Just the same.

Reforma në Drejtësi do ta eliminojë dhe bllokojë energjinë e errët të shoqërisë shqiptare.

lll.Çfarë ka krijuar energjia e errët në shoqërinë shqiptare? Dhe, si do të mund ta mbyllë përfundimisht Reforma në Drejtësi këtë fenomen që vjen nga ligësia njerëzore?

Energjia e errët ka krijuar në historinë njëqindvjeçare të shtetit shqiptar pushtetarë të korruptuar dhe kryeministra që, për interesin e vet material dhe atë të pushtetit, kanë shitur interesin kombëtar tek pushuesit e Shqipërisë natyrore, duke goditur mjaft rëndë etninë shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Ky korrupsioni enorm dhe shitja e interesit kombëtar kanë krijuar varfërinë shqiptare, por edhe përçarjen shoqërore të etnisë shqiptare në njëqind vjet rresht.

Luftë klase, i tha Enver Hoxha të gjithë tragjedisë që krijoi terrorin shtetëror shqiptar, izolimin tërësor të Shqipërisë dhe braktisjen tërësore të etnisë shqiptare në Ballkanin Perëndimor.
Integrim me Bashkimin Evropian, e quajti mjerimin shqiptar korrupsioni i lartë shtetëror në tridhjetë vjetët e paskomunizmit në Shqipëri.
Kjo është gjendja, dhe këtë gjendje e eliminon vetëm zbatimi i ligjit.

Ligji është monarku absolut që do të krijojë Reforma në Drejtësi dhe, ky monark, do ta çlirojë shoqërinë shqiptare nga një e keqe shekullore.

Domethënë, shpresa e shqiptarëve është funksionimi i ligjit si goditje penale antikorrupsion dhe, respektimi i ligjit, si mbarëvajtje shoqërisë në të gjitha aspektet e jetës shoqërore. Kjo do të krijojë realisht në Shqipëri drejtësinë e munguar.

Këtë kërkon të krijojë Reforma në Drejtësi, tanimë e nisur dhe e kompletuara ligjërisht.
Është një kushtetutë e miratuar me konsensus të të gjitha palëve, dhe janë rreth 12 ligje organikë që rrjedhin nga kërkesat e kushtetutës për të krijuar pemën institucionale të vetë reformës.

Shqipëria më në fund po ndodhet në pragun e ndryshimet të madh, për të kaluar në moralitetin e drejtimit shtetëror. Po, a ka një forcë reale që e garanton këtë? Po, ka.
Politika amerikanë i është zotuar shqiptarëve botërisht për këtë garanci, dhe po shihet qartë që ajo po ua jep shqiptarëve të vuajtur këtë garanci. Madje me forcë...

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?