Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Ngjela: Pse u kthyen Basha e Berisha në strofullat e tyre të shfryrë e të trembur?

27 Shtator 2019, 09:46| Përditesimi: 27 Shtator 2019, 09:48

  • Share

Kthesa politike në Shqipëri ka qenë domosdoshmëri.

Çfarë është kthesa politike?

Kthesat politike të një shoqërie janë ose ndërrimi i sistemit politik, ose ndryshimi i rregullave të cilat formojnë kontrollin ligjor mbi abuzimin me pushtetin.

Në Shqipëri po ndodh kjo e dyta: ndryshimi i rregullave të kontrollit individual për abuzimin me pushtetin.

Në çastet e kthesave të mëdha në aspektin politik, për vendosjen e drejtësisë kundrejt abuzimit me pushtetin, të gjithë të korruptuarit kanë frikë, dhe askush nuk mendon më për t’i shërbyer vendit.

Shpesh, kur këta humbasin shpresat, duan të destabilizojnë shoqërinë me përkrahësit e tyre. Pikërisht këtë kanë bërë gjashtë muajt e parë të këtij viti në Shqipëri Berisha me taborin e tij. Tension për kryengritje.

Të gjithë të korruptuarit aty e kishin shpresën: të shkatërronin Shqipërinë që të vijonin mbretërimin e tyre primitiv në Shqipërinë që kanë vjedhur…

Por iu tregoi vendin kërcënimi amerikan; “do t’iu shpallim lëvizje e dhunshme në një vend të Natos”, iu thanë me zë të lartë. Menjëherë, Basha e Berisha u kthyen në strofullat e tyre të shfryrë e të trembur. Kaq mjaftoi.

Po Rama?

Asgjë. Ai është duke pritur fatin e tij të kontrollit hetimor. Kurse Basha vjen vërdallë kot. Nuk di çfarë bën.

Por, të dyja palet e politikës shqiptare, janë ndërkohë edhe nën kërcënimin gjerman nga kancelarja Angela Merkel.

Kjo grua e madhe, para disa ditësh, i hapi negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian me shtatë kushte tmerruese për korrupsionin e lartë shtetëror.

E dini pse? Sepse kushtet BE i kontrollon vetë. Dhe, prandaj, kjo i ka stepur të gjithë.

Janë trembur të gjithë. Kurse, Gent Ibrahimi, kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, duhet të Ketë mendjen: me Uashingtonin dhe me Berlinin nuk luan dot. Ibrahim, kij mendjen!

Komento

Komente

  • Flori: 27/09/2019 19:31

    BRAVO ,,,AVOKAT NE BURG E KANE VENDIN SALIU,,ILIRI,, LULZIMI,,DHE I GJITHE TABORI I TYRE KRIMINAL........

    Përgjigju
  • Hinglateri: 27/09/2019 16:47

    Ibrahim Ibrahim mendjen

    Përgjigju
  • O tej: 27/09/2019 16:44

    Qeni dhe bucja kthehen atje ku dhjesin e pshurrin per te mbajtur eren e vet... keshtu Po i ndodhet edhe Berishes me Bashen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?