Ngjela: Rama duhet të japë dorëheqjen, nuk ka rrugë tjetër

18 Tetor 2019, 21:17| Përditesimi: 18 Tetor 2019, 21:20

  • Share

Kurrë mos mendoni se Rama ka qenë ndonjëherë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Ai ka pasur dhe ka shumë frikë nga 10 pikat e Merkelit, të cilat janë shpëtimi i Shqipërisë dhe likuidimi i korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri.

Rama duhet të japë dorëheqjen, nuk ka rrugë tjetër. Është krejt i paaftë, dhe kuptohet se është inspiruesi i politikës franceze për votën kundër çeljes së negociatave. Pse? Sepse ka bllokuar SPAK-un me lloj-lloj mënyrash. Nuk ka asnjë rezultat në luftën kundër korrupsionit të lartë shtetëror. Shqipëria është vendi më i korruptuar i Europës.

Pse shkoi Rama në Serbi dhe kërkoi shengen me Serbinë dhe me Rusinë kundër Kosovës? Këtë kërkon dhe Franca me Rusinë. Kjo në fakt është një politikë e vjetër antishqiptare brenda së cilës dyshoj se është edhe Rama.

Që të tregojë se nuk ka bërë një lojë të tillë antikombëtare, Rama duhet të japë dorëheqjen. Zaevi, kryeministri i Maqedonise së Veriut, po pritet të japë dorëheqjen. Ai, sigurisht që është më dinjitoz se Rama...

Komento

Komente

  • ---------: 20/10/2019 11:44

    ktij nxheles i duhet mbylle goja me scoc

    Përgjigju
  • Ardit: 19/10/2019 22:05

    Ngjela ka shume te drejte. Rama duhet te japi doreheqjen se ka falimentuar ne drejtimin e vendit, dhe deshtoi tre here rrjesht ne happat e negociatave. PS ka njerez te tjere, prevec ketij te cmenduri, Ai jo vetem deshtoi vendin e vet, por edhe ate fqinj, dhe prej nesh e hengri edhe Maqedonia.. Ka ardhur koha, nese ka ngelur njerez me gjak shqiptari ne PS qe s'jane hajdute, ta rrezojne kete shkatrues, dhe te nzjerrin dike tjeter...

    Përgjigju
  • Rushi: 19/10/2019 15:08

    OMG, si ka mundesi te flas keshtu nje lawyer.e pabesueshme. Edhe nje femije do e kuptonte qe ajo qe po ben Rama eshte thjesht presion ndaj Europes.

    Përgjigju
  • Kico Spiri nga zagoria: 19/10/2019 13:31

    Te kam thene,mos fol shume ,se nuk te ben me te mencur se je ne fakt.pak e sakte.dhe kur flet jep argumentin e pergjegjesise.vetem keshtu na bind se doreheqja ,apo largimi eshte rruge e drejte.ndryshe behesh edhe ti "makron i PD"

    Përgjigju
  • lolita: 19/10/2019 13:14

    Me sinqeritet z. Ngjela ke lajthitur prandaj nuk te do asnje force politike. Rama nuk eshte me i miri dhe kjo dihet por Rama eshte e keqja me e vogel. Ke doni ju Berishen, Lulin apo Monen dhe Ilirin qe te gjithe jane vrases dhe hajdut, jane kriminel, apo doni Grida Sumen. Kush eshte me i sakti per ju z. Ngjea.....?? Mos lajthit kaq shume....

    Përgjigju
  • LORA: 19/10/2019 09:23

    Kush e ka lene mendjen ne udhe,,le te marre ate te tak-vuvuzeles se cakordume.

    Përgjigju
  • Valter: 19/10/2019 07:45

    Problemi me i madhe ne Shqiperi eshte qe nuk egziston opozita,edhe se z.Basha luan rrolin e bashkpunetorit te z.Rama ne bashkeqeverisje.

    Përgjigju
  • debili: 18/10/2019 21:33

    Taku taku torollaku mos pi pije te skaduara se flet percart.Folene e ke te zhyer dhe ti o kok qeramidhe.

    Përgjigju
    • Flutura: 19/10/2019 12:06

      Saidiote ka ne Shqiperi. Si mundet Europa te merret me ne, kur mendon se njerzit ne te mencur jane keta qe flasin neper Europe e me gjere kunder Shqiperise. Dhe pastaj mendon s'kemi c'i duam se kushedi se si do te jete pjesa tjeter e popullit; prandaj LARG NESH Shqiperine gjithmone e kane marre

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?