Tani që Shqipëria dhe shqiptarët janë mu në prag të shpëtimit të tyre historik, është mirë të kujtojmë historinë.
l. Kemi bërë luftë historike kundër hordhive osmane, kur kemi qenë në këto troje 4 milionë shqiptarë në luftërat kastriotiane, me Gjergj Kastriot Skënderbeun në krye, tani një hero kombëtar dhe një figurë e madhe e historisë botërore…
Pastaj? Na kanë pushtuar… dhe përsëri gjallë mbetëm, sepse kishin shqiptarë të mëdhenj që na kanë mbrojtur, por…
Na kanë luftuar me tmerr në 200 vjetët e fundit. Na kanë genociduar dhe na kanë shpërngulur nga trojet tona në favor të të ashtuquajturve grekë që kanë ardhur nga Anadolli e janë vendosur në trojet tona; dhe sllavëve të jugut. Na kanë marrë 100 mijë km2 territor me zjarr dhe krim sllavët e jugut dhe grekët, në aleancë me Rusinë dhe Francën. Kemi mbijetuar në 28 mijë km2, dhe me këtë shtet kemi shpëtuar gjuhën. Por, kemi marrë para 20 vjetësh edhe një shtet tjetër shqiptar. Kemi sot përkrahjen e superfuqisë unike në këtë rruzull dhe dy shtete shqiptarë në Ballkan.
Ndërkohë gjithçka e kemi në favor për të rimarrë historinë tonë të humbur. Por tani shqiptarët i kanë pushtuar shqiptarët që i drejtojnë dhe po i sundojnë me paratë që iu kanë grabitur. Këta grabitës kuptohet se nuk duan të tërhiqen, duke luftuar kundër politikës së madhë perëndimore që po kërkon të rikthejë Arbërinë. Por, çfarë na duhet të bëjmë?
ll. Na i ka thënë poeti kombëtar shumë saktë:
Asnji punë s’na shkon për s’marit.
Se, sa nisim nji pune t’re,
Të parët që e prishim, jemi ne!
Gjergj Fishta
Më saktë nuk ka ku shkon.
Ja pra, tani kemi “nis nji punë të re”, një inisiativë perëndimore për ribashkimin historik të Arbërisë, që po duan të na i prishin ata që e kanë prishur ngaherë: sunduesit e korruptuar dhe të shiturit në Shqipëri.
Por e kanë kot. Reforma e nisur tani ka marrë karakter të plotë perëndimor, dhe drejtohet nga forca e politikës amerikane. Dhe shqiptarët duhet të kujtohen, se, kur kemi humbur territoret e Arbërisë, 2/3 e politikës perëndimore i kemi pasur kundër. Sot, në mbështetje të politikës amerikane dhe asaj gjermane, njëqind përqind e politikës perëndimore janë me shqiptarët në Ballkanin Perëndimor, dhe rikthimi i Arbërisë është çështje kohe. Dhe Kjo politikë amerikane do të shkojë deri në fund, dhe shumë shpejt. Pse, pasioni i kancelares gjermane Merkel për mosprekjen e territoreve të Kosovës, ishte një kërkesë e izoluar? Jo, ajo ka të bëjë më bashkimin e Arbërisë.
E shikoni sesa histori të hidhur kemi? Ka tre vjet që krerët e Shqipërisë nuk lejojnë zhvillimin për bashkimin e Arbërisë historike, dhe po luftojnë me çdo mjet kundër Shqipërisë, pasi e kanë vjedhur dhe e kanë zhveshur atë.
Por, tani, është krimi i tyre korruptiv që po iu sillet netëve si hija e Bankos.
lll. Jam i sigurt kur them se individëve të korrupsionit shqiptar ka një vit që iu shfaqet netëve hija e Bankos. E ndiejnë që janë të pashpresë. Dhe kjo i hodhi në sulm për të destabilizuar Shqipërinë. Por dështuan si pasojë e forcës që politika amerikane ushtroi kundër tyre.
Prandaj tani gjithçka po shkon sipas skemës së politikës amerikane. Ajo që bie në sy është fakti që politika amerikane dhe politika gjermane janë në unison për qëndrimin kundrejt botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Por, deri tani, të dyja këto politika kanë gjetur pengesë te lidërshipi politik shqiptar, të të gjithë të korruptuarit të cilët do të jenë objekt i reformës antikorrupsion në Shqipëri.
Por një gjë është e sigurt: shumë shpejt këta do të ikin nëpër proceset e tyre penale. Nuk kanë më asnjë shpresë. Rreptësia me të cilën i goditi dhe po i godet politika amerikane të korruotuarit e Shqipërisë tregon hapur që Reforma në Drejtësi në Shqipëri do të jetë drastike.
Reforma antikorrupsion, që e ka qëndrën e vet të Reforma në Drejtësi, tani është e strukturuar plotësisht. Sot u mbyll i gjithë kuadri ligjor, dhe ajo që do të kërkohet, sigurisht duhet të jetë vëmëndje e plotë e opinionit publik ndaj kësaj Reforme, sepse te kjo Reformë është mbështjellë dhe jeton e gjithë e ardhmja moderne dhe në zhvillim e Shqipërisë. Të kjo reformë e përfunduar me sukses qëndron vetë ngritja e personalitetit të shtetit shqiptar dhe e dinjitetit kombëtar, i cili tani është krejt e krejt i nëpërkëmbur, nëpërkëmbje kjo që iu ka bërë shumë dëm shqiptarëve.