Ngjela: Tragjedia po bashkon shqiptarët, kokën lart...

28 Nëntor 2019, 00:58| Përditesimi: 28 Nëntor 2019, 01:00

  • Share

Tragjedia, si kërcënim me vdekjen, po i bashkon shqiptarët kudo ku janë.

Ky, në fakt, ka qenë historikisht karakteri potencial i shqiptarit.

Rreziku natyror i bashkoi me humanizëm dhe patriotizëm të gjithë shqiptarët kudo ku janë. Kurse brezi i ri tregoi shkëlqim patriotik.

Jam i bindur që pas largimit të këtij rrezikut, do fillojë një bashkim i ri shpirtëror midis shqiptarëve në Shqipëri, në Kosovë, dhe kudo në diasporë. Kudo.

Dhe nuk duhet të harrojmë: rreziku i këtyre ditëve, do të largohet shpejt, por ndërkohë ai, njëlloj si në vitin 1999, i dha shtysë që të rishfaqej hapur sërish një vlerë e lartë shpirtërore, humanizmi dhe patriotizmi, te të gjithë shqiptarët - kudo ku janë.

Bashkim, humanizëm dhe kokën lart...

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?