Pajisjet që prodhoheshin Bitcoin

Ngritën 2 laboratorë prodhimi Bitcoin me vlerë 1 mln euro në Shijak, gjykata liron 3 të arrestuarit

25 Janar 2022, 12:14| Përditesimi: 6 Dhjetor 2023, 18:48

  • Share

Ardian Çekiçi dhe Liserxhio Xhaferraj, të arrestuar për prodhimin e kriptomonedhave, janë lënë të lirë nga Gjykata e Durrësit. Vendimi u morr nga gjyqtarja Flora Hasimi, e cila vendosi ‘detyrim paraqitje’ për ta.

Vetëm 3 ditë më parë në Shijak u zbuluan dy laboratorë për prodhimin e kriptomonedhave Bitcoin, një në fshatin Pjezë dhe tjetri në fshatin Fllakë, investim që shkonte deri në 1 milion euro për ngritjen e strukturave.

Ndryshe nga rastet e tjera të prodhimit të kriptomonedhave në vend, këta persona nuk vidhnin energji elektrike, por rrymën e nevojshme e siguronin nëpërmjet paneleve diellore. Sipas Policisë, ata kishin kërkuar të regjistronin aktivitetin e tyre, por nuk ishin legalizuar pasi Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare nuk i kishte lejuar.

Gjatë operacionit, Policia sekuestroi 631 copë pajisje elektronike për prodhimin e kriptovalutave, 630 copë panele diellore, 360 copë pajisje elektronike për sigurimin e vazhdueshëm të energjisë elektrike, 71 copë pajisje kompjuterike për procedimin  e të dhënave, 71 copë pajisje kompjuterike për ruajtjen e përkohshme të të dhënave, 71 copë Hard disqe të jashtme, 71 copë pajisje elektronike për stabilizimin e temperaturave, pajisje elektronike për shpërndarjen e internetit, pajisje kompjuterike të lëvizshme  dhe dokumente të ndryshme të subjekteve, fatura financiare, shënime të ndryshme etj.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?