Droni me flamurin e PD-së dhe kandidati socialist në Tropojë, Petrit Malaj

Politikë

Ngriti flamurin e PD-së me dron në takimin elektoral të PS në Tropojë, procedohet 28-vjeçari

10 Prill 2021, 19:45| Përditesimi: 10 Prill 2021, 22:30

  • Share

TROPOJË- Ngritja e dronit me flamurin e PD-së, gjatë aktivitetit elektoral të kandidatit të PS-së, petrit Malaj në Tropojë, i ka kushtuar jo pak të 28-vjeçarit. Report Tv mëson se i riu me iniciale A. G., banues në Tropojë është proceduar penalisht. Ndaj tij, rëndon akuza për veprën penale të “Pengimit në ushtrimin e të drejtës për t'u shprehur, grumbulluar apo manifestuar”.

I riu ndriti dronin me flamurin e PD-së, teksa ish-kryeministri Sali Berisha publikoi një video teksa i shiti një ngjarje të madhe ku bashkangjitur shkruante "Fitorja fluturon mbi Tropojë! Magjepëse!! Megjithatë, videoja e publikuar nga Berisha ishte e paplotë, pasi kishte hequr momentin kur droni ishte gjuajtur me gurë.

Lidhur me këtë ka pasur edhe një reagim nga ana e vetë kandidatit për deputet, Petrit Malaj, i cili tha se " një shqiponjë, nuk bezdiset nga sorrat që e shqetësojnë". Malaj shkroi se ai nuk ndikohet nga disa çapaçul, të cilët i krahasoi me sorrat që i bien më qafë shqiponjave. Sa më lartë të ngjiten socialistët, tha Malaj, sorrat do të bien vetë poshtë dhe do të largohen.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?