Ngriti shtëpi bari bashkë me tre shokët në Lushnjë, pas një viti në kërkim arrestohet 32-vjeçari

21 Janar 2022, 10:05| Përditesimi: 21 Janar 2022, 13:51

  • Share

Një 32-vjeçar është arrestuar pas thuajse një viti në kërkim, si autor i ngritjes së një shtëpie bari në Lushnje së bashku me 3 shokë të tjerë, të cilët ishin arrestuar më herët. Sot ra në pranga Klevis (Klajdi) Kasa, 32 vjeç, banues në Fiershegan, Lushnjë, duke e çuar në 4 numrin e të arrestuarve në kuadër të operacionit të koduar "Laboratori".  

Më 1 prill 2021, u arrestuan 3 persona, F. D., 53 vjeç, K. I., 30 vjeç dhe K. L., 38 vjeç, pjesë e këtij operacioni, të cilët kishin kthyer një banese në shtëpi bari, që shërbente për kultivimin e bimëve narkotike, nëpërmjet ngrohjes me llamba përmes lidhjeve të paligjshme të energjisë.

Banesa e kthyer në laborator droge ishte në pronësi të një prej të arrestuarve 53-vjeçarit F.D., ndërsa u sekuestruan 170 fidanë kanabis.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?