Ngritja e Gjykatës Kushtetuese, KED: Përzgjedhja varet nga vettingu dhe nga institucione të tjerë kontrolli

1 Nëntor 2020, 08:30| Përditesimi: 1 Nëntor 2020, 11:12

  • Share

Vonesat e krijuara për verfikimin e kandidatëve në garë për Gjykatën Kushtetuese nuk rrjedhin vetëm nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, KED. Në një reagim zyrtare, KED arguementon vonesat.

Angazhimi i KED mbetet maksimal për të përfunduar në kohë të shpejtë verifikimin e çdo kandidati, por puna varet nga përgjigjet se ‚thellësia e procesit të verifikimit, besueshmëria, integriteti dhe shpejtësia e tij varet gjithashtu edhe nga kontrolli dhe informacionet që duhet të dërgohen nga institucionet publike si: Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Prokuroria e Përgjithshme, Autoriteti i Dosjeve.

Aktorë të tjerë sipas KED nga e cila varet shpejtësia e verifikimit janë edhe subjektet private, të cilat sipas dispozitave ligjore, duhet t’i kthejnë përgjigjet në kohën më të shpejtë të mundshme, me informacione të plota dhe të sakta në shërbim të realizimit me sukses të misionit kushtetues e ligjor të KED.

KED mbyll reagimin duke shprehur angazhim dhe gadishmërinë maksimale të të gjithë anëtarëve, për të realizuar me sukses përmbushjen e detyrimeve që burojnë nga Kushtetuta, në ngritjen e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.

Aktualisht ky këshill ka certifikuar për të vazhduar garën në kushtetuese dy kandidatë prokurorin Altin Binaj dhe jursiten me profesion notere e avokate Sonila Bejtja. Nga ana tjetër kjo garë ka përfunduar në gjykatë pasi dy të skualifikuarit Sinan Tafaj dhe Eugen Papandile kërkojn që apeli të anulojë vendimin e KED që i la ata jashtë gare.

Padi e cila shtyn në kohë garën ndërsa nga ana tjetër vettingu në shkallë të parë po punon me ritme të reduktuara për shkak të infektimit me COVID të një anëtari. Aktualisht kushtetuesja ka katër gjyqtarë nga nëntë që duhet të ketë, dhe vakancat prej 5 anëtarë pritet të plotësohen nga gara e hapur prej presidentit, parlamentit dhe tre gjyqtarët që duhet të vijnë nga gjykata e lartë e cila vetë është e paplotë.

Me kaër gjyqtarë kushtetuesja nuk krijon kurorum për vendimarrje, ndërsa më herët ka qenë ambasadorja Yuri Kim e cila publikisht është shprehur se kjo gjykatë duhet të kompletohet deri në fundvitin 2020.

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Redon Bardhi: 01/11/2020 10:57

    I nderuari e i palodhuri z. Arsen Rusta, dy pyetje per transparance profesionale: Peytja 1. - Kush eshte autoriteti zyrtar ne KED qe ju ka argumentuar vonesat per seleksionimin e kandidateve per ne Gjykaten Kushtetuese (ju shkruani: "Në një reagim zyrtare, KED arguementon vonesat.")? --- Peytja 2. - Ne nen te Kushtetutes, te Ndonje Ligji a Norme procedurale te Reformes 'ad hoc' ne Drejtesi e posacerisht per per perzgjedhjen e kandidateve per ne Gjykaten Kushtetuese eshte e sanksionuar shtyrja o bllokimi i procedurave sepse sic shkruani ju: "Nga ana tjetër kjo garë ka përfunduar në gjykatë pasi dy të skualifikuarit Sinan Tafaj dhe Eugen Papandile kërkojn që apeli të anulojë vendimin e KED që i la ata jashtë gare. Padi e cila shtyn në kohë garën..."?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?