Ndryshon orari i nisjes së seancës plenare të ditës së hënë për shkak të protestës së opozitës. Seanca ishte planifikuar që të niste në orën 18:00, por për shkak të protestës së opozitës në 20:00 po të ditës së hënë, është vendosur që Kuvendi të nisë një orë përpara, pra në 17:00.
Në seancën plenare të së hënës do të shqyrtohet propozomi i Komisionit të ligjeve për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për shkarkimin nga detyra të presidentit Ilir Meta.
Gjithashtu do të shqyrtohet edhe raporti i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.
“Bazuar në Urdhrin e Kryetarit të Kuvendit nr. 24, datë 4.7.2019 Kuvendi do të mblidhet në seancë plenare datë 8 korrik 2019, ora 17:00 me këtë rend dite: Shqyrtimi i raportit të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut dhe propozimit të Komisionit për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar, bazuar në kërkesën e një grupi deputetësh për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës z. Ilir Meta”, thekson urdhri i sotëm i kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi.
Ndërkohë që opozita do të zhvillojë protestën e 10-të kombëtare para Kryeministrisë duke kërkuar largimin e qeverisë Rama.