I moshuari nga Kukësi kujton kohën kur bllokoheshin nga bora, Ilmi Bilali: Nuk ka më dimër të acartë, për shkak të ngrohjes globale

12 Janar 2022, 15:56| Përditesimi: 12 Janar 2022, 16:39

  • Share

Stina e dimrit në Kukës, dekada më parë shoqërohej me acar e dëbore që arrinte deri 2 metra. Të ftohtit niste në Nëntor e përfundonte në Mars, thotë Ilmi Bilali 77 vjeç nga fshati Bicaj. Teksa kujton dimrat e ashpër ndër vite, Ilmi Bibali thotë se tashmë për shkak të ngrohjes globale moti ka ndryshuar. 

"Nuk ka më dimër të fuqishëm, për shkak të ngrohjes globale. Mbaj mend dimrin e 1953-1954 ka qenë 1 me tër e gjysmë borë. Vinte helikopteri nga Bashkimi Sovjetik e sillte miell. Po kështu edhe dimri i vitit 1985", shprehet Ilmi Bilali.

Por pavarësisht, kësaj zonja e shtëpisë na tregon se në shtëpitë e fshatareve nuk mungojnë zajretë e dimrit dhe drutë e zjarrit.

Këto ditë me mot të butë Ilmiu i shfrytëzon duke u marrë  me prerjen e druve me bujqësi dhe blegtori ndërsa kohën e lirë e kalon duke lexuar.

"Kur lexon libra të jepet mundësia të mësosh diçka se ai që e ka shkruar diçka di... 'Hasta la Vista' më ka pëlqyer shumë si dhe këto vitet e fundit libri 'Bijtë e Shqipes'", thotë ai.

Kujtojmë se vitet e fundit në Kukës  ka pasur ndryshime drastike, ku moti me kapriçot e tij ka qenë i paparashikueshëm e ndërsa dimri i sivjetshëm, me reshje të pakta dëbore  po vlerësohet si një ndër dimrat më të butë të dekadave të fundit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?