Ngulitini në kokë këta emra!

22 Maj 2019, 18:09| Përditesimi: 22 Maj 2019, 18:11

  • Share

1.
Sa herë ti hedh një molotov dhe flakët përpijnë lajmet e botës, mos harro se sapo e mbylle një restorant dhe le pa punë 5 shqiptarë.

Aq herë sa thyen dhe sulmon institucionet publike në Tiranë, mos harro se sapo ke falimentuar një bujtinë në Theth dhe një hotel në Dhërmi.

Sa më shumë gaz lotësjellës spërkat rrugëve të vendit, mos harro se sa shumë aeroplanë me turistë nuk u ulën në Rinas...

2.
Në fillim rënkoi mali, para kohe shkriu prej brengës dëborën dhe uli kokën. Deti atje poshtë e pa i tromaksur malin dhe i shqetësuar egërsoi dallgët. Mali dhe deti janë larg por kur bie kambana e alarmit thërasin për ndihmë ata, mentorët e tyre, dashnorët e tyre:

Brikena Arapaj
Nisi revolucionarizimin në industrinë turistike vendase. Ish zyrtarja e lartë para 7 vitesh, dominoi mbi patetizmin partiak që mbyste turizmin dhe hodhi themelet.

Julinda Dhame
Themelet nuk mbetën ngrehinë e palegalizuar ndaj zonjusha Dhame me ekipin e saj të Agjencisë Kombëtare të Turizmit sollën energji dhe koncepte të reja.

Alma Çupi
Aktorja matjane që ridimensionoi gazetarinë shqiptare duke e vënë në shërbim të bukurive shqiptare dhe shqiptarëve mendjebukur, punëbukur nga Veriu në Jug.

Catherine Bohne
Amerikania e Valbonës, nusja e trojeve tona që u dashurua me burrin tropojan njësoj si me bukuritë e Alpeve Shqiptare.

Blerina Ago
Nuk u tremb nga bregdeti por ballancoi resurset e brendshme tokësore, promovoi edhe turizmin vendas, edhe fuqinë e femrës shqiptare në punë kolosale.

Ilda Kasa
Nga një zyrë modeste në prerje biletash për udhëtarë shqiptarë që aratiseshin jashtë, sot ka një perandori që mirëpret rreth 90 mijë turistë të huaj në tokën tonë.

Flora Xhemani
Nuk zgjodhi të jetë botuese e lajmeve të kobshme apo të frikshme me vrasje apo korrupsion por u dha vlerë zakoneve, kulinarisë dhe bukurive të Shqipërisë me revistën e saj.

Fatjon Plaku
Nëse gjeni një mal, një luginë, një hon, një pyll pa e shkelur dhe pa e promovuar ky djalë, do gaboheni rëndë. 

Arben Ahmetaj
Shëëëët, mbani qetësi dhe dëgjoni. E njihni si qejflli femrash por gaboheni. Ky gjirokastrit diti të promovojë e të menaxhojë si asnjë ministër tjetër burimet natyrore dhe njerëzore të turizmit vendas.

Erion Veliaj
Ndoshta nuk e besoni por tashmë në industrinë turistike egzistojnë dy pyetje të ndryshme: Do shkosh të vizitosh Tiranën apo Shqipërinë?
Kurrë më parë kryeqyteti ynë nuk ishte kaq unik sa tani.

Alket Islami
Jepini Çezarit, çfarë i takon Alketetit!

Familja Mato
Kur nuk flitej për turizëm, profesor Xhemal Mato guxoi të na hapte sytë si fillim virtualisht nëpërmjet të vetmit ekran televiziv para viteve '90, TVSh-së ku na mbinin në sy anëtarët e byrosë politike. Kurajoja e tij u përcoll edhe te pasardhësit.

Auron Tare
Nëse Igli Tare tregoi se një shqiptar mund të menaxhojë një klub futbolli italian, vëllai i tij Auroni nuk përton ende të promovojë Shqipërinë jo vetëm në mediat italiane por edhe ata botërore.

Niko Peleshi
Nuk do mbahet mend as si zëvendëskryeministër i sukseshëm, as si ministër bujqësie produktiv por jepinj hakun. Korça sot është qyteti më i vizituar shqiptar nga shqiptarët prej borgjezisë së saj, prej punës së Peleshit.

Altin Prenga
Nëse çdo qytet e çdo katund do kishte altinprengën e tij, Spanja, Italia dhe Greqia do kishin dërguar në Shqipëri mercenarët e organizatave të tyre ETA, Brigada Rossa dhe 17 Nëntori. Terroristët e tyre do kishin molotovuar Shqipërinë nga xhelozia e turizmit tonë...

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • O tej Bledo: 22/05/2019 18:34

    Ke harruat figura te shqyera te Kombit Shqiptar. 1.Flamur Noken 2. Edi Paloken 3.Te madhin Nard Noka 4. Strazimir Koburen 5.Dash Dolline 6.Pace Balline 7.Salianj Dumen.,.8.Suma Griden 9.Monik Baxh..:Llym Bashen 10.Berish Cakallin.... u lodha bobo sa shume jane.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?