Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti Ambasadorin e BE-së, z. Luigi Soreca, i cili i dorëzoi Progres-Raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë.
Progres Raporti përmban vlerësime pozitive, konfirmon se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe rekomandimet e Komisionit dhe Këshillit Evropian dhe është gati për mbajtjen e Tryezës së Parë Ndërqeveritare brenda vitit 2021.
“Progres Raporti dhe vlerësimet pozitive që përmban si edhe rekomandimi për mbajtjen e Tryezës së Parë Ndërqeveritare brenda vitit 2021 janë të merituara nga Shqipëria. Për integrimin evropian punohet përditë dhe reformat integruese u shërbejnë qytetarëve shqiptarë. Kuvendi do të intensifikojë punën për plotësimin me sukses të të gjitha kushteve dhe do të garantojë legjitimitetin demokratik të procesit të integrimit evropian.”, nënvizoi Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.
Lajmi kryesor:
Progres-raporti i KE/ Rama: I vetmi udhërrëfyes për ne, gjykuesi më i drejtë dhe i paanshëm! Bllokimet nga vendet e BE, për politikë! Soreca: Duhet përparim në çështjen e vettingut dhe lirinë e fjalës
J.GJ./ReportTv.al