Foto ilustruese

Nis çregjistrimi i automjeteve online, kostot që duhen paguar

16 Shtator 2019, 22:15| Përditesimi: 16 Shtator 2019, 22:22

  • Share

Tashmë drejtuesit e automjeteve mund të çregjistrojnë online mjetet e tyre. Pranarët e mjeteve mund të rezervojnë një takim online tek DPSHTRR ku njihen edhe me kërkesat dhe kriteret dhe më pas paraqiten në sportelet fizikisht në kohën e përcaktuar. Në faqen zyrtare online të DPSHTRR janë sqaruar edhe mënyrat e çregjistrimit të automjeteve, në mënyrë të përhershme ose të përkohshme si dhe për eksport. Tashmë drejtuesit e mjeteve rezervojnë një takim online ku njihen edhe me kërkesat dhe kriteret dhe më pas paraqiten në sportelet fizikisht në kohën e përcaktuar. 

Tarifa totale për këtë shërbim arrin na 600 Lekë. Çregjistrimi i mjetit për eksport Të njëjtat dokumenta ndiqen edhe për çregjistrimin e përhershëm të mjetit për eksport me ndryshim në kriteret që duhen plotësuar pasi drejtuesi. Theksohet se në rast se për mjetin ka kontratë shitblerje, kjo kontratë origjinale duhet të dorëzohet që të vijohet me kalimin e pronësisë, si dhe mjeti pajiset me targa provizore për eksport, leje qarkullimi provizore me afat vlefshmërie 30 ditë dhe certifikatë pronësie me shënimin “për eksport”. Tarifa për shërbimin në total 4000 Lekë.

Aktualisht në Shqipëri janë më shumë se 110 mijë mjete që nuk paguajnë detyrimet/ dhe vazhdojnë të jenë ne përdorim. Pak ditë më parë Blendi Gonxhe drejtor i përgjithshëm i Transportit Rrugor tha për Report TV, se mjete aktive ne regjistrin kombëtar janë 597,391, ndërsa kane paguar taksa nga 2018 deri në shtator, vetëm 482,320 mjete!

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?