Braktisi Skrapari apo e braktisën? Meta nis fushatën nga Kamza: Këtu do të kandidoj për deputet në zgjedhjet e ardhshme

27 Korrik, 17:11| Përditesimi: 27 Korrik, 23:05

  • Share

Tirane- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka nisur ditën e sotme fushatën nga Kamza, aty ku sic deklaroi vetë do të kandidojë si deputet në zgjedhjet e ardhshme.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, nga ku ka ndarë edhe momente nga takimet më qytetarët e Kamzës, Meta u shpreh se gjatë takimit ka shpalosur 5 prioritetet që ka partia e tij.    

"100 mijë duar për 100 mijë zemra (vota). Sot në Bashkinë Kamëz nisa fushatën time si President i Partisë të Lirisë për të shtrënguar duart drejtpërdrejt me të paktën 100 mijë qytetarë të Qarkut të Tiranës, ku do të kandidoj për deputet në zgjedhjet e ardhshme. Takimet e drejtpërdrejta dhe shpalosja e 5 prioriteteve tona do të bëjë të mundur objektivin tonë madhor për përmbysjen e madhe demokratike dhe ndalimin e shpopullimit të Shqipërisë”, shkruan Meta.

Skrapari është vendlindja e Ilir Metës. Dikur njihej si bastion i tij, por në zgjedhjet e 2021 Skrapari i dha shuplakë Metës dhe LSI-së, ku u duk ndjeshëm se kishte humbur votuesit trandicionalë të kësaj zone. Në zgjedhjet parlamentare të këtij viti PS mori 3,547 vota, Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) 2175 dhe Partia Demokratike 776 vota. Në atë kohë LSI drejtohej nga bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, ndërsa vetë ishte në postin e Presidentit të Republikës. Në raport me zgjedhjet e vitit 2017, LSI në këtë bashki kishte humbur afro 2200 vota, ndërsa PS ka një rritje me mbi 500 vota.

Më 24 korrik 2022  ilir Meta mbylli mandatin e tij 5-vjeçar si Presidenti i 7-të i Republikës së Shqipërisë. Një ditë më pas  mblodhi konventën dhe përmes 2 neneve në statut, LSI i dha të drejtë vetes që të ndryshojë emrin, vulën dhe simbolet e partisë. Kështu Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) u shkri dhe u quajt Partia e Lirisë (PL). Monika Kryemadhi dha dorëheqjen dhe partia u drejtua nga një Komitet Organizator, me në krye Ilir Metën deri në zgjedhje.

Në prill 2024 Meta mblodhi konvetën e Partisë së Lirisë ku konfirmoi veten si  President i Partisë së Lirisë, largoi Monika Kryemadhin nga kryesia dhe të gjithë mbështetësit e saj I mënjanoi. Nuk dihet kush do të jetë roli i Kryemadhit në këtë fushatë të zgjedhjeve të 2025 kur tashmë çifti ka thënë se është ndarë dhe janë në procedurë divorci në gjykatë 

S.B//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gjergj: 28/07/2024 18:28

    Provoje nè Reç njèherè, mbase u ndihmon banorève tè atjeshèm tè kenè njè vènd pune nè atè vèndin ku do shkosh zotrote? Njè rrugè e dy punè i thonè pastaj.

    Përgjigju
  • Daniel: 28/07/2024 08:22

    Spiunin grek se do njeri

    Përgjigju
  • Iris: 28/07/2024 02:52

    /100 mije duar per 100 mije zemra./-tingellon si Mao Ce Duni (Le te lulezojne 100 lule,le te lulezojne 100 shkolla...)!! Do kandidoje ne Kamez se kerkon te kapitalizoje dhe ne votat e fanatikeve te Berishes e Rithemelimit e ndoshta ne nje dalje te perbashket ne zgjedhje.

    Përgjigju
  • Shkodrani-Belgjike: 27/07/2024 22:54

    E ke të prerë bileten ti në Reç.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?