Rama: Rindërtimi do të nisë në familjet me më pak të ardhura! Brenda vitit hapim mijëra banesa (VIDEO)

28 Shkurt 2020, 10:50| Përditesimi: 28 Shkurt 2020, 13:15

  • Share

TIRANE- Shtëpitë e reja për banorët e dëmtuar nga tërmeti do t'i ngjajnë vilave dhe aprtamenteve luksove në qendër të kryeqytetit. Kjo ka qenë deklarata e kryeministrit Edi Rama në konferencën e rindërtimit ku u prezantuan modelet e reja të banesave. Rama tha se në 31 dhjetor 2020 mijëra qytetarë të ngelur jashtë pas tërmetit do marrin në dorë çelësat e banesave në lagjet e riurbanizuara. 

Rindërtimi, tha Rama do të nisë për qytetarë me më pak të ardhura dhe ata që kanë zgjedhur të jetojnë në çadra pranë banesave të rrënuara për të mos braktisur pranat dhe gjënë e gjallë. Ai deklaroi se familjet me më shumë se një kurorë që kanë humbur vetëm një shtëpi, do të marrin aq kurora sa kanë në familje, përmes një procesi që do të verifikohet.

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj tha gjatë fjalës së tij se pjesë tashmë pjesë e Komitetit të Rindërtimit, do të jenë edhe donatorët ndërkombëtarë, duke përmendur SHBA, BE, Banka Botërore dhe Turqia.

 

Ora 11:51
Planet e rindërtimit të banesave që u shëmbën nga tërmeti (FOTO)
Ora 11:47
Mocioni i 10 anëtarëve të PS për reformimin e partisë/ Rama: E kemi 'top' shtëpinë e socialistëve

1582886966_erama.jpg

Lidhur me nismën e disa socialistëve për të reformuar partinë, Rama tha se socialistët nuk kanë asnjë problem me shtëpinë.

"Nuk ka socialistë të vjetër. Ata janë gjithmonë të rinj. Mos harroni Dritëro Agollin. Unë jam këtu për ata që kanë humbur shtëpitë. Socialistët e kanë shtëpinë top. Kur e ke shtëpinë top, të gjitha janë luks. Nuk kemi probleme me shtëpinë e socialistëve. Atë e kemi top", tha Rama.

Ora 11:41
Tubimi i presidentit në datë 2 Mars/ Rama: Nuk kam luksin të merrem me të, ai ka më shumë se një shtëpi

Pyetjes së gazetares Klesiana Omeri për tubimin e thirrur nga presidenti në datë 2 mars, Rama u përgjigj se nuk do të merret me presidentin i cili ka edhe më shumë se një shtëpi, por do të ketë në fokus rindërtimin.

"Presidenti e ka shtëpinë dhe më shumë se një shtëpi. Unë jam këtu për ata që presin të hyjnë në shtëpi. Për ata jam unë këtu jo thejsht ne kete konference, por në të gjitha orët e ditës time me gjithë natën,Unë nuk merrem me presidentin, është luks i madh për mua. Nuk kam kërkuar në Amerikë fillimin e punës së Akademisë së Transparencës jo për të sigurua donatorët por për të siguruar taksapaguesit shqiptarë ", tha Rama.

Ora 11:37
Rama: Shtëpitë e reja që do të rindërtohen me standarte europiane, në vendet e tjera qeveritë i strehojnë të dëmtuarit në 'kotece'

Kryeministri Edi Rama deklaroi se qytetarët që kanë humbur shtëpitë do të marrin banesa shumë herë më të mira se ato që janë shembur. Rama tha se kjo nuk ndodh në asnjë vend tjetër të botës, ndërkohë që ndau edhe vlerësimet e marra në KE për projektin e Rindërtimit.

"Sa i përket shumës së mbledhur në Bruksel ne jemi në një punë.  Secili prej tyre e lidhnin dhurimin me diçka konkrete. Kemi marrë dhurim e zëmë për shkolla më shumë se duhet. Do bëjmë një bashkërendim që donatorët të dinë se ku shkojnë fondet.  Ajo që është e rëndësishme është se nuk presim. Ne vazhdojmë punën dhe nuk kemi ankthin nëse do të kemi fonde për t'i mbuluar të gjitha. Gjëja më e rëndësishme është se nuk kemi probleme financiare për të mbuluar këtë rindërtim që po bëjmë. Duam ta bëjmë model suksesi për të gjithë që të përdoret nga komisioni nesër nëse do ketë larg qoftë fatkeqësi të tjera në vende të tjera. Nuk do gjeni asnjë rast ku qeveria të japë vila falas sipas standarteve të BE atyre që kanë humbur shtëpitë. I fut nëpër kotece dhe nëse kanë humbur shtëpitë i krediton me një grant. Ne shtëpitë do t'i japim falas shumë më të mira se i kishin. Ne nuk do të rindërtojmë vetëm hapësirën e shtëpisë por të gjitha strukturat. Thumana kur ne të japim ccelësim nuk do të ketë lidhje me Thumanë ku ata jetonin. Blloqet e reja të ndërtimit do jenë në të njëjtin nivel cilësie si ato që blejnë të pasurit në Tiranë dhe Durrës dhe do jenë falas. Kjo është sfida jonë. Sot kur sheh Spitallën duket sikur po i çon njerëzit në një hapësirë për lidhje. Nesër do të jetë një zonë e re ekonomike me një park ekoologjik", tha Rama.

Ora 11:35
Rama: Familjet me shumë kurora që kanë humbur një shtëpi, do marrin aq banesa sa kanë kurora

1582885230_edirama.jpg

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se familjet me më shumë se një kurorë që kanë humbur një shtëpi, do marrin aq shtëpi sa kanë kurora.

"Familjet e prekura që kanë humbur shtëpitë do e kalojnë vitin e ri në shtëpi të pakrahasueshme me ato që humbën. Ato familje me disa kurora që kanë humbur një shtëpi do marrin aq shtëpi sa kanë kurora. Ky proces do të sigurohet dhe do të monitorohet për të mos siguruar kurora me normë pune", tha Rama.

Ora 11:16
Ahmetaj: Pjesë e Komitetit të Rindërtimit edhe donatorët ndërkombëtarë! Grantet për qytetarët në bazë të dëmtimit

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj ka deklaruar se pjesë e Komitetit të Rindërtimit, do të jenë edhe donatorët ndërkombëtarë, duke përmendur SHBA, BE, Banka Botërore dhe Turqia.

"I gjithë kuadri i prezantimit ka të bëjë me një nga parimet kryesore të rindërtimit, transparenca. Ky është parimi bazë i deklaratës së qëllimeve mes donatorëve dhe qeverisë shqiptare. Modelet janë rezultante e kujdesshme e një procedure teknike. Behët fjalë për rindërtim dhe më të mirë. Programet janë të detajuara në ligj. Atje ku do të shembet, në zonë jashtë Tirane, procesi vazhdon. Janë 115 pallate për t’u shembur dhe njësi individuale jashtë Tiranë 2000 e ca. Janë 62 shkolla që do të rindërtohen dhe disa të tjera që do të riparohen, por me konceptin; ‘Rindërto më mirë’. Programi për strehimin nuk do të jetë kompensim, por ofrimi i kushteve optimale për strehim. Mënyra se si Qeveria shqiptare i kthehet rindërtimit, është unike. Shkon me kombinim grantesh dhe kredi. Për 30 sekonda humbën 7.5 % të prodhimit të brendshëm bruto. Për njësitë individuale do të ketë vetëm 3 modele. Dhe përpjekja dhe procedurat do të jenë të përbashkëta dhe me shoqatat humanitare, të cilat s’do dalin kundër këtij ligji. Fondi i rindërtimit në formatet e veta shkon në 1.15 mld. Në fund të vitit ky fond është i trashëgueshëm. Grantet do të koordinohen nga qeveria dhe struktura. KLSH, donatorët që kanë mundësi të auditojnë gjithë programin dhe rregullat  financiare  që monitorohen nga KE. Edhe në një moment të vështirë si ky nuk e rrisim borxhin publik. Komisioni Shtetëror i Rindërtimit do të zgjerohet me praninë e donatorëve si SHBA, BE, Banka Botërore dhe Turqia që do të jenë anëtarë të përhershëm të Komisionit. Instrumenti financiar është fondi i rindërtimit", tha Ahmetaj.

Ora 11:13
Ministrja e Kulturës prezanton modelet e shtëpive që do të ndërtohen pas tërmetit

Ministrja e Kulturës Elva Margariti ka prezantuar zonat ku do të rindërtohet si dhe modelet e shtëpive. 

"Kemi 398 hektarë zona rindërtimi dhe 180 mijë metra katrorë rindërtim ku përfshihet edhe ambiente publike. Kemi ecur me identifikimin e zonave të ndërtimit ku kemi: Kurbin, Laç - 500 apartamente të dhuruar nga Turqia, Thumanë, Shijak, ka prekje të veçantë, kemi planifikim të rindërtimit, ku pallatet do ndërtohen aty ku janë prishur të vjetrit.

1716 familje do të vendosen  në banesa kolektive. Nuk flasim vetëm për akomodim të zonave rezidenciale, por edhe për riurbanizim të zonave të ndërtimit.  Në zonën e Laçit janë dëmtuar edhe shumë godina të vjetra. Në Durrës kemi një zonë të re në Shkozet, në Kavajë kemi rindërtim në të njëjtën hapësir, në Fushë Krujë do bëjmë një planifikim urban, Bubqi është një nga zonat e planifikuara, ndërkohë që në Vorë kemi rindërtim në zonat ku ka pasur shembjen. Në Durrës do i japim frymëmarrje një zone të re. Janë 9 zona në Bashkinë e Tiranës. Në këto zona kemi jo vetëm rindërtim por edhe një zhvillim të ri, qendra studentore dhe shumë struktura të reja. Nevoja për shtëpi individuale janë hartuar në tre modele banesash. Janë hartuar duke pasur parasysh të jenë lehtësisht të ndërtueshme, një katëshe, me kopshte, oborre, veranda dhe ambiente të përbashkëta. Hapësirat bazike, ato të ditës të jeë të orientuara drejt jugut. Teknologjia është modulare, fabrikante, kanë një bazament me një pllakë betoni. Organizimi është bërë në një mënyrë të tillë modulare. Komoditeti është përkthyer në një kriter tjetër që do të jetë jetëgjatësia. Kemi arritur që këtë kursim ta çojmë në një jetëgjatësi prej 7 vitesh. Materialet janë 90% të riciklueshme. Një element për të mos u nënvlerësuar është përballimi i erërave. Montimi llogaritet të bëhet brenda 30 ditëve", tha Margariti.

Ora 11:01
Rama: Rindërtimi do të nisë në familjet me më pak të ardhura që kanë vendosur të qëndrojnë në çadra

1582883434_rama1.jpg

"Gara ndërkombëtare  për të ftuar të gjitha kompanitë e huaja apo vendase që do të përfshihen në procesin e rindërtimit. Bëhet fjalë për banesa me shumë njësi, pra apartamente në lagje apo blloqe të reja banimi. Është realziuar gjithcka që është e nevojshme nga pikëpamja e rindërtimit. Rindërtimi do të nisë nga familjet më të prekura dhe me më pak të ardhura dhe mundësi për të dalë nga kjo situatë e vështirë pas tërmetit, të cilët janë të detyruar të qëndrojnë pranë shtëpisë së rrënuar sepse nuk mund të shkëputen nga shtëpia, gjëja e gjallë. Ministrja e Kulturës është drejtuesja e të gjithë procësit të planifikimit.  Të kemi ndërtuar dhe hapur dyert e disa mijëra shtëpive të reja", tha Rama.

Komento

Komente

  • ToniCH: 28/02/2020 21:24

    Kto fotot 3D ne kompiuter i qan mo. Si thot pastaj....do ja fillojm nga ata qe kane te ardhura me pak bla bla bla ......po te kesh te ardhura „shume“ damkosesh direkt qe merresh me droge dhe ke diten tjeter te famshmen OFL per kafen e mengjesit. Bravo Edi! Meriton nji Oscar per regjine e pordhave qe ju servire ketyre me“me pak te ardhura“

    Përgjigju
  • EDI RAMA BURR SHTETI: 28/02/2020 11:04

    RESPEKT PËR EDI RAMËN ËSHTË BUR SHTETI VJEN NGA FAMILJE INTELEKTUALËSH . NUK VJEN NGA FAMILJE ANALFABETËSH SI KRYEKRIMINELI MALOK salhe qen bir qeni 400 brezash.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?