Hidhet për konsultim drafti i minsitrisë së Turizmit dhe Mjedisit, ku parashikohet shtyrja me 5 vite e moratoriumit të ndalimit të ushtrimit të aktivitetit të gjuetisë.
" Projektligji “Për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë në Republikën e Shqipërisë” ka si qëllim që të ndalojë ushtrimin e aktivitetit të gjuetisë me synim vijimin e përmirësimit të gjendjes së llojeve të faunës së egër, objekt gjuetie (dhe jo vetëm). Objektivi kryesor që synohet të arrihet me këtë akt lidhet me krijimin e qetësisë dhe kushteve të favorshme për rimëkëmbjen e llojeve të faunës së egër objekt gjuetie, por dhe të llojeve të tjera të cilat nuk janë objekt gjuetie dhe që ndikohen nga gjuetia e paligjshme", thuhet në relacion.
Edhe pse nga moratoriumi erdhën rezultate pozitive sa i përket shtimit të popullatave të faunës, të cilat për disa specie ishin në minimumin jetik, sipas specialistëve, është e domosdoshme shtyrja e afateve.
Moratoriumi gjuetise - Projektligji
Moratoriumi gjuetise - Relacioni
Ministrat se kane iden qe harabelat po na hane rrushin dhe gargulli hurmat
PërgjigjuI vetmi qellim eshte qe te mos zbulohen parcelat me kanabis Me gjeni nje vend ne bote qe ka vene ne jete nje moratorium 10 vjet
Përgjigju