​​​​​​​Nis konsultimi publik për ndryshimet në ligjin e arsimit, klasa e parë që 5 vjeç, ministrja: Nuk është e detyrueshme

13 Korrik 2022, 20:22| Përditesimi: 13 Korrik 2022, 20:29

  • Share

Propozimet e reja për disa ndryshime në ligjin e arsimit parauniversitar janë në fazën e konsultimit publik me ekspertë të fushës. Ministrja Evis Kushi, theksoi se këto ndryshime janë nisur edhe nga problematikat e hasura gjatë këtyre viteve në zbatimin e ligjit.

Ka nisur procesi i konsultimit publik të ligjit parauniversitar me mësues, ekspertë, përfaqësues dhe drejtues të institucioneve arsimore. Ministrja e arsimit Evis Kushi dha detaje për disa nga propozimet që synojnë shmangien e disa problematikave që janë hasur ndër vite.s

Propozimet e bëra në këtë projektligj synojnë:

të implementojnë konceptin e shkollave të mesme të bashkuara;

të sigurojnë edukimin dhe promovimin e talenteve në arsimin bazë, jo vetëm nga shkollat e drejtimit të orientuar, por edhe nga shkollat e tjera 9-vjeçare;

të sigurojmë të drejtën e nxënësve që të regjistrohen në klasë të parë edhe kur ata e mbushin moshën 6 vjeç pas fillimit të vitit shkollor, por deri në 31 dhjetor të po atij viti kalendarik;

të përfshijnë në institucionet arsimore parauniversitare mësuesin në dispozicion;

të sigurojnë mbështetje institucionale për nxënësit me aftësi të kufizuar nëpërmjet krijimit të Qendrave Burimore;

të sigurojnë mbrojtje për nxënësit, duke ndaluar përfshirjen në sistemin arsimor të personave (mësuesve) të cilët janë dënuar për vepra penale që lidhen me të mitur, apo institucionet arsimore, pavarësisht rehabilitimit të tyre;

Ministrja nuk la pa papërmendur temën e shumëdebatuar të propozimit për nisjen e klasës së parë edhe kur fëmilja është 5 vjeç, por që bën 6 vjeç para 31 Dhjetorit të po atij viti kalendarik. Kushi tha se çështja është keqinterpretuar, pasi fëmijët nuk janë të detyruar të hyjnë në shkollë 5 vjeç.

 “Në fakt qëllimi është krejt tjetër. Nisur në radhë të parë nga zhvillimi që kanë sot fëmijët. por nisur dhe nga arsimi parashkollor që gjithashtu është zhvilluar, sot ne kemi fëmijë që moshën 6 vjeç e mbushin në tetor apo në nëntor, ndërkohë që ata kanë bërë klasën parashkollore, ndërkohë që ata janë shumë të zhvilluar ata dinë të lexojnë ata dinë të shkruajnë dhe prindërit e tyre po edhe ekspertët e gjykojnë humbje kohe dhe humbje të interesit të fëmijës nëse ne i lëmë edhe një vit tjetër për shkaqe që i pengon ligji. Atëherë, ne kemi menduar që të drejtën për të hyrë në klasë të parë në shtator ta kenë të gjithë ata fëmijë që mbushin 6 vjeç deri në 31 dhjetor të këtij viti kalendarik.”

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?