Nis për herë të parë kampionati i kalçetos në Shqipëri, përgjegjësi i kësaj disipline në FSHF: Ka shumë interes si sezon i parë

24 Nëntor 2020, 12:20| Përditesimi: 24 Nëntor 2020, 13:07

  • Share

Më 26 nëntor merr jetë për herë të parë në Shqipëri kampionati i futbollit 5-5 kundër 5, ose siç njihet ndryshe kampionati i kalçetos, që do të organizohet në të gjithë vendin me mbështetjen e Federatës Shqiptare të Futbollit. Në ambientet e stadiumit Air Albania u hodh sot shorti për rajonin e Tiranës ku morën pjesë edhe përfaqësuesit e ekipeve.

“FSHF duke parë masivitetin e këtij sporti, e kësaj loje që luhet në çdo qytet, për t’u ardhur në ndihmë atyre, mendoi të ndërtojë një strukturë të posaçme për zhvillimin e kampionatit të futbollit 5 me 5. Ne u afrojmë fushën ku do luhet, arbitrat, uniformën e lojës, mjekun dhe sigurinë,”-shprehet Lysien Nurishmi.

Përgjegjësi i kësaj discipline të futbollit në FSHF, Lysien Nurishmi, thotë se është i kënaqur me pjesmarrjen duke patur parasysh që është sezoni i parë.

“Këto skuadra që morën pjesë në short ditën e sotme janë vetëm për zonën e Tiranës. Javës tjetër do fillojmë kampionatet edhe në qytet e tjera. Jemi të kënaqur dhe kemi akoma kërkesa pasi regjistrimet nuk janë mbyllur. Do vazhdojmë të rregjistrojmë skuadrat e tjera.”

Fituesi i çdo rajoni do të përballet me tjetrin më pas në një fazë ‘play-off’ për të shpallur më vonë edhe ekipin fitues të Shqipërisë.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?