GJIROKASTËR- Autoritetet shqiptare pritet të nisin punën për gjetjen e eshtrave të rreth 4 mijë persionave të ekzekutuar gjatë regjimit komunist. Kryetarja e autoritetit të dosjeve të sigurimit të shtetit Gentiana Sula gjatë një takimi me përfaqësues të Bashkisë së Gjirokastrës, u shpreh se për këtë, është intensifikuar bashkëpunimi me prokurorinë.
"Është ndezur tashmë drita jeshile për gërmime në vendin ku mendohet se ka eshtra të të përndjekurve politikë si dhe po rritet bashkpunimi me prokurorin për të zbardhur historinë", tha Sula.
Për Sulën, diktatura komuniste është pjesë e historisë, ndaj ajo u duhet përcjellë shqiptarëve pa shtrembërime…
"Pavarësisht të gjithave, diktatura është pjesë e historisë dhe si e tillë duhët të mësohet nga të gjithë për të kuptuar koston e lartë që u ka shkaktuar shqiptarëve një sistem i tillë", shtoi ajo.
Statistikat e intistituteve të specializuara flasin për rreth 6000 persona të ekzekutuar gjatë periudhës së diktaturës. Rreth 2000 prej tyre janë gjendur nga familjarët në vitet e para, ndërsa vijon kërkimi për 4000 të tjerë.
Po per mijra e mijra eshtra e kafka te vdekurish qe na dha kjo gjoja 'demokracia' dhe kapirdhtadhizmi i ndyre kur do te flitni?!!....
Përgjigju