Nis rehabilitimin rruga nacionale Milot-Fushë Krujë/ Prej 2 vitesh e degraduar, ARRSH nis rregullimin e rrugës

3 Qershor 2022, 16:21| Përditesimi: 3 Qershor 2022, 16:25

  • Share

E kthyer në një shqetësim prej vitesh për banorët e zonës dhe drejtuesit e automjeteve, rruga e vjetër Milot-Fushë Krujë ka nisur të rehabilitohet. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur punimet për rregullimin e rrugës, duke vendosur shtresa asfaltike në zonat ku rruga kishte pësuar dëmtime.

“Është një rrugë që lidh Milotin me Fushë-Krujën. Është një aks shumë i rëndësishëm për banorët e zonës. Me këto riparime që po bëjmë ne në shtresën asfaltike, rruga do të sjellë një performancë më të mirë për përdoruesit e saj", tha Edison Kolaj, Drejtues i Punimeve.

Dy vitet e fundit ky segment rrugor me gjatësi prej 30 km kishte degraduar plotësisht. Banorët thonë se për shkak të gropave deri dje kjo rrugë ishte thuajse e pakalueshme për ta.

“Ishte krejt gropa, shumë gropa por shoh që tani po punohet mirë dhe jam i kënaqur”, thotë një banor.

“Ka qenë një domosdoshmëri për të krijuar një lëvizje të lirë automjetesh sespe ka qenë shumë problematike. Ka qenë një ngadalësim shpejtësie për shkak të gropave që kanë qenë shumë problematikë”, thotë një banor tjetër.

Rruga e vjetër nacionale Milot-Fushë Krujë u shërben mijëra banorëve të zonës së Krujës dhe Kurbinit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?