Nis shpëndarja e vaksinave antiCOVID në BE, KE: Si po bëhet paketimi dhe shpërndarja (VIDEO)

24 Dhjetor 2020, 10:16| Përditesimi: 24 Dhjetor 2020, 12:29

  • Share

Ditën e sotme Komisioni Evropian njofton se ka nisur shpërndarja e vaksinave anti-Covid në 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Përmes një videoje të publikuar në “Twitter” Komisioni Evropian  thotë se dozat e vaksinave janë paketuar dhe janë nisur për t’u shpërndarë drejt vendeve anëtare.

“Pasi paketuan me kujdes dozat e vaksinave të sapo miratuara të koronavirusit, ato u nisën për në 27 vendet e Bashkimit Evropian. Këto vaksina së shpejti do të arrijnë në destinacionet e tyre për t’u përdorur gjatë, më 27, 28 dhe 29 dhjetor”, thuhet në video.

Kujtojmë që Agjencia Evropiane e barnave EMA  dhe Komisioni Evropian i dhanë dritën e gjelbër vaksinës së Pfizer dhe BionTech, duke lejuar nisjen e vaksinimeve të para më 27 dhjetor.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula van der Leyen, dhe Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, kanë premtuar se BE do ta ndihmojë edhe Ballkanin Perëndimor me vaksina, duke dhuruar shtesat e dozave të vendeve anëtare.

 

After being carefully packed, batches of the newly approved #COVID19 vaccine are being dispatched to the 27

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Leka: 24/12/2020 11:03

    Pazari i radhes fakti që META e votoj pa pengesa dhe kaq shpejt antarin e gjasht le shije te keqe per mos te thene qe ka marr garanzi për mos prekje ....Nuk besoj se do japi prova per kapjen e peshqeve te medhenj njesoj si SPAKU qe deri tani ka deshtuar plotësisht

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?