TIRANË- Në disa prej shkollave 9 –vjeçare të vendit ka nisur shpërndarja e dëftesave. Disa të gëzuar e disa me pengje për rezultatet që mund të ishin ndryshe, nxënës e prindër u njohën me notat finale të një viti shkollor.
“Në fizikë kam dal më mirë dhe anglisht, janë pikat e mia të forta. Në matematikë dhe kimi që i kam marr 8. Donin shumë punë dhe unë ngaqè merresha me lëndët e tjera dhe i lashë pak pas dore.”
“Jam e kënaqur. Kam dal më mirë se herët e kaluara.”
“Duke e ditur që kjo është shumë mirë në matematikë, pretendoja tek fizika të ketë pak balancë të notës. Fizikën e kishte nxjerr 8 ndërsa matematikën e ka 10".
“Në gjuhë dhe matematikë jam pak më e zhgënjyer, tregojnë ato.
Rezultatet e larta shpërblehen dhe dhurata më e mirë që prindërit kanë menduar për të vegjlit e tyre janë librat jashtëshkollor, miqtë më të mirë për pushimet verore.
“Djalit do ia shpërblej duke i blerë libra më shumë se pushimet aty janë. Më e mira e të mirave është të lexoj pak”, tha një prind.
Por me daljen e rezultateve nuk të janë të kanqur vetëm prindërit e nxënësve të mirë. Drejtoresha e shkollës 1 Maji në Tiranë, Entela Lika, ndjehet mirë me arritjet e vitit.
“Për shkak të pandemisë që ishte 2 vjet , ju e dini shumë mirë se çfarë problemesh ka arsimi kur bëhet mësimi online sepse gjithmonë fizikisht merret mësimi më mirë. Jam shumë e kënaqur sepse edhe në provimet PKAB fëmijët kanë nxjerr rezultate shumë të larta", tha drejtoresha.
Viti i ri shkollor për të gjithë arsimin parauniversitar nis në datën 12 shtator ndërkohë që regjistrimet për klasat e para kanë nisur online përmes portalit E -Albania dhe kanë afat deri në 12 korrik .
pa tjeter, se tyryfyli qe kemi per kryeminister e ja ulur fare sistemin e mesimit, me pak llafe je per 5 te japin 10
Përgjigju