Sport

Nis sonte risia Conference League, Tottenham dhe Roma pretendente për finalen e Tiranës! Në Europa League spikat Leicester-Napoli

16 Shtator 2021, 11:16| Përditesimi: 16 Shtator 2021, 14:32

  • Share

Europa do të nisë sonte kompeticionin e ri Conference League, finalja e së cilës do të luhet në Air Albania, por edhe Europa League. Kjo e fundit zhvilloi të mërkurën ndeshjen e parë të sezonit, por sonte rezervon përballje mjaft interesante. Padiskutim spikat Leicester-Napoli, që do të luhet në Angli në orën 21:00.

Të besuarit e Spaletti-t vijnë shumë optimist pas fitores me Juventusin dhe vendit të parë në Seria A, por numërojnë shumë mungesa. Të padisponueshëm janë portieri Meret, Lobotka, Demme, Ghoulam, Mertens, ndërsa në dyshim janë Insigne dhe Mario Rui. Pjesë e këtij grupi janë edhe Spartaku i Moskës me Legian, me polakët që fituan mbrëmë 0-1. Te Legia pjesë e ekipit janë edhe dy futbollistët shqiptarë Ernest Muçi, por edhe Jurgen Çelhaka.

Ndër takimet tjera që spikasin në Europa League janë PSV me Real Sociedad, por edhe Betis-Celtic. Në total e enjta rezervon 15 ndeshje në Europa League me dy fasha orari ashtu si në Champions League.

Sakaq sonte nis për herë të parë edhe Conference League ku marrin pjesë mbi të tjera dy ekipe prestigjioze si Roma dhe Tottenham. Skuadra italiane që drejtohet nga Mourinho pret në shtëpi CSKA-në e Sofias, një ndeshje e cila në letër nuk konsiderohet e vështirë. Ndërkohë Tottenham do ta ketë paska më të vështirë pasi udhëton në Francë për t’u përballur me Rennes. Të dyja këto skuadra konsiderohen si pretendente për të shkuar deri në finalen e madhe që luhet në muajin maj në stadiumin ‘Air Albania’ në Tiranë.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?