Nis sot indeksimi, 791 mijë pensionistë marrin 4.1% më shumë

1 Tetor, 16:44
  • Share

Më shumë se 791 mijë pensionistë prej këtij muaji do të marrin pension 4.1% më të lartë se në muajin shtator. Ka nisur të zbatohet indeksimi i pensioneve prej kësaj të marte (1 tetor), ku pensionet urbane të pleqërisë rriten me 752 lekë, ndërsa pensionet rurale kanë një shtesë mesatarisht prej 453 lekë. Sa i përket pensionit social ai shkon në rreth 9700 lekë në muaj.

Me indeksimin prej 4.1% pensioni mesatar në vend do të rritet nga 18,341 lekë/muaj në 19.092 lekë në muaj.

Ndërsa brenda vitit të gjithë pensionistët do të marrin edhe bonusin e fundvitit, vlera e të cilit nuk është përcaktuar ende.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mirësia: 14/10/2024 17:16

    Po talleni me pensionistët që po i luani fenë. Pyeteni një oligarkë që mban një kafshë shtëpiake sa pensione pensonistësh harxhon për të në muaj. Sa poshtë kemi rënë o milet! Njeriu ka zili kafshën shtëpiake! Ja sa vlerësohet në këtë vend ai që punoi me nder. Ja pse ikën dhe do të vazhdoj të ik rinia. Zoti i ndihmoftë fëmijët tanë kudo që të shkelin! Atdheun e tyre e rrëmbyen hajdutët politikanë. Atë që bëri greku me çamët atë bënë dhe politikanët shqiptarë me popullin shqiptar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?