Ditën e sotme ka nisur viti i ri shkollor 2019-2020. Ministria e Arsimit konfirmoi për se në bankat e shkollës këtë të hënë do të ulen për herë të parë 24 mijë në klasën e parë. Ndërkohë që 272 mijë janë në sistemin 9-vjeçar dhe 90 mijë nxënës në gjimnaz.
Në total ditën e sotme do u drejtohen shkollave 386 mijë nxënës. Nga klasa e parë deri në të pestën librat u shpërndanë falas këtë vit shkollor.
Nisja e vitit të ri shkollor është edhe ndër periudhat më të vështira për shumë familje, pasi shpenzimet për të kompletuar fëmijën me libra dhe rroba janë relativisht të larta.
Lajmi kryesor:
Dita e parë e shkollës/ Uron politika, Rama: Rindërtuam 200 shkolla, së shpejti libra falas për të gjithë! Meta: Dija e domosdoshme për dallgët e jetës
b.ha./ReportTv.al