Nis 'vjelja' e gjobave të vendosura për thyerje të masave COVID-19/ Si shprehen qytetarët

14 Prill 2020, 16:58| Përditesimi: 14 Prill 2020, 17:07

  • Share

TIRANË- Shkelësit e rregullave të karantinës rezultojnë se janë 16 herë më shumë se të prekurit dhe të vdekurit në vendin tonë nga virusi i rrezikshëm COVID-19.

Kështu në 33 ditë shtetrrethim policia ka ndërmarrë 7602 masa administrative për qytetarët të cilët nuk respektuan oraret e lëvizjes në këmbë apo me makinë, mbylljes së bizneseve, distancimin social si dhe shkelën karantinën.

Por çfarë ndodh sot me këto shkelës të këtyre rregullave ?

Pas gjobitjes, policia ka vijuar me grumbullimin e masave administrative të ndërmarra ndaj shkelësve që thyen rregullat e karantinës. Qytetarët i janë drejtuar dyerve të policisë së Tiranës për të dalë në komision e për të ankimuar masën administrative të ndërrmarrë.

Për mikrofonin e Report TV ato shprehen se kanë ankimuar masat e ndërmarra pasi sipas tyre gjobitja ndaj tyre ka qenë e padrejtë nga ana e policisë.

-Po jam gjobitur

Për cfarë keni ardhur?

-Për ankimin për komision. Jam gjobitur me 100 mijë lekë të vjetra. Ka pas një objekt një kamer, në bazë të kamerës më kanë vënë gjobën. Është e padrejtë për mendimin tim.

Jeni gjobitur me masë administrative?

-Po

Sot keni ardhur për ta ankimuar apo për të dal në komision?

-Në komision. Jam gjobitur me 100 mijë lekë.

Keni qenë duke lëvizur jashtë orarit apo keni qenë pa autorizim?

-Pa autorizim.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bestrovë: 14/04/2020 18:23

    Po në Vlore kur do vini?

    Përgjigju
  • Cubi: 14/04/2020 17:34

    Keta Jan trima se cajn....... Cpaskemi qen ne sa me vones azhernohemi. Fillimi dukej si fim po tani duket tjeter gje. Tani duhet ndergjegjesim,ska form tjeter. Te ruajm veten ,ruajm edhe te tjeret.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?