Nishani shpërblen 3 gjyqtarët
që bënë Bashën kryebashkiak

23 Dhjetor 2014, 07:30| Përditesimi:

  • Share
TIRANE- Presidenti Bujar Nishani publikoi dje emrat e plot 37 kandidatëve që plotësojnë kriteret ligjore për dy vendet e lira për anëtar të Gjykatës së Lartë. Njoftimi nga Presidenca thotë se në zbatim të ligjit, pas realizimit të procesit të njoftimit publik për vijimin e procedurave ligjore për emërimin e dy anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë, e pas përfundimit të afatit për shqyrtimin e dokumentacionit të çdo konkurruesi për anëtar të Gjykatës së Lartë, shpall kandidatët, që plotësojnë kushtet ligjore.

Mes listës së gjatë të kandidatëve, bie në sy emri i Çlirim Gjatës, ish-kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe më herët gjyqtar. Po ashtu, në mes të konkurrentëve është edhe presidenti i Shoqatës së të Verbërve, Sinan Tafaj, me profesion jurist, i cili në kryesim të shoqatës së të verbërve është nën kallzim penal për shpërdorim të fondeve. Në listë është dhe ish-kreu i Kasacionit Avno Shehu, i cili penalizoi paraardhësin e tij Zef Brozi, duke i shërbyer Berishës dhe nënshtruar gjykatën.

Por është dhe Entela Prifti, ish-anëtarja e Kolegjit Zgjedhor që më 2011 i dha fitoren Lulzim Bashës në tavolinë, përballë Ramës, duke tjetërsuar rezultatin. Bashkë me ta dhe gjyqtarët Astrit Kalaja dhe Dhurata Haveri kanë vendosur pro Bashës për 8 majin në Tiranë. Ndërkohë gjyqtares Dhurata Bilo nga KLD i është dhënë vërejtje me paralajmërim për shkarkim nga detyra. Ndërkohë që gjyqtarja Flutura Skënderi liroi gardistin e 21 janarit Sadik Çela. Kriteret për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës së Lartë mbeten të njëjtat, e një ndër to përcakton se konkurrentët s’duhet të jenë përfshirë në veprimtari politike apo anëtarësi në forumet drejtuese të partive politike në 7 vitet e fundit.

Dy vendet vakante në Gjykatën e Lartë u krijuan me hyrjen në fuqi më 1 Tetor të këtij viti të ligjit për disa ndryshime në Gjykatën e Lartë. Sipas ligjit të vjetër, ajo kishte 17 anëtarë, ndërsa me ndryshimet parashikohet edhe hapja e dy vendeve të reja për anëtarë. Zyra e Presidentit prej datës 10 tetor shpalli nisjen e procedurës për plotësimin e dy vendeve vakante, por kandidaturat janë rrëzuar nga mazhoranca kur kanë kaluar për votim në Kuvend. Me publikimin e listës së fundit të kandidatëve, pritet që emrat e tyre të kalojnë për diskutim në Komisionin Ligjeve dhe më tej për votim në Kuvend, që vendos përfundimisht.
 
Kriteret
“Kriteret për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës së Lartë, s’duhet të jenë përfshirë në veprimtari politike apo anëtarësi në forumet drejtuese të partive politike në 7 vitet e fundit”.
 
Kandidatët për anëtarë të Gjykatës së Lartë
 
Nga radhët e Gjyqësorit:
1.    Anila Kristani
2.    Artur Kalaja
3.    Artur Gaxha
4.    Astrit Kalaja
5.    Arta Llazari
6.    Dhurata Haveri
7.    Dhurata Bilo
8.    Entela Prifti
9.    Flutura Skënderi
10.   Fuat Vjerdha
11.   Irena Gjoka
12.   Luan Hasneziri
13.   Luan Dervishi
14.   Markelian Koça
15.   Rexhep Bekteshi
 
Nga radhët e juristëve:
1.    Adnor Shameti
2.    Arqilea Koça
3.    Artan Hoxha
4.    Avni Shehu
5.    Çlirim Gjata
6.    Ermir Dobjani
7.    Ervin Pupe
8.    Etleva Sherifi
9.    Fatmira Luli
10.   Gjet Kola
11.   Ilir Panda
12.   Luan Daci
13.   Maksim Qoku
14.   Mariana Semini
15.   Mimoza Margjeka
16.   Petraq Çuri
17.   Pranvera Strakosha
18.   Petrit Kaja
19.   Sinan Tafaj
20.   Sokol Sadushi
21.   Skënder Demiraj
22.   Skënder Kaçupi
  
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 23 Dhjetor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?