ELBASAN- Janë publikuar për herë të parë pamjet e ekzekutimit të Pjerin Xhuvanit, nga grupi i Armatosur i PD-së, pak ditë pas zgjedhjeve të 25 prillit të vitit 2021.
Në videon e siguruar nga Report Tv duket që ka pasur përplasje midis dy grupeve. Fillimisht nisi me një konflikt, më pas u qëllua më armë zjarri. Në video shihen edhe efektivët e policisë të cilët janë në vendngjarje dhe që lagohen me vrap, duke mos neutralizuar situatën.
Po ashtu në pamje shihet se grupi i ruajtjes së votave i angazhuar nga PD bllokon një makinë që sipas tyre kishte lista me pagesa dhe para.
Ndonëse kanë përfunduar hetimet nga prokuroria, seanca gjyqësore ndaj Arbër Paplekaj është shtyrë për plot 6 herë. Në seancën e fundit, avokatët kanë kërkuar të njihen me dosjen hetimore të Paplekajt. Nën hetim për këtë ngjarje kanë qenë edhe dy zv.drejtorët e policisë Nikollaq Pallën, Albert Nushin dhe 6 policët e forcave 'Shqiponja' për shpërdorim detyre.
Pjerin Xhuvani mbeti i vrarë në Elbasan pasi u qëllua me armë nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demorkatike, Gazmend Bardhi.
Nga ngjarja e 21 prillit, të plagosur mbetën edhe katër persona të tjerë, Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota ( punonjëse e policisë). Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që sipas tij po blinin vota. Ngjarja zbuloi edhe skandalin e PD-së për ngritjen e një grupi të armatosur, të vetëshpallur Struktura për Mbrojtjen e Votës, ku një pjesë e mirë e anëtarëve të së cilës rezultuan persona të njohur edhe për strukturat ligjzbatuese në vend. Këtë e bëri publik me zë dhe me figurë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi duke bërë me dije se Arbër Paplekaj që vrau Xhuvanin të paarmatosur, ishte pjesë e kësaj strukture.
Nallabatin e emeroi ne Durres se I mbrojti votat, qen besnik.
Përgjigjunjerzer legena polici legene
Përgjigju