Nisin ’ethet’ e evropianit në Tiranë, gati ‘Fan zone’! Tifozët: Festë e madhe, kombëtarja na nderon! Pronarët e bareve: Presim më shumë xhiro

13 Qershor, 16:19| Përditesimi: 13 Qershor, 19:28

  • Share

Një ditë para nisjes së kampionatit evropian 2024, sheshi Skënderbej do të jetë edhe kete eveniment fun zona, ku do te përjetohen emocionet më të mëdha sportive në kryeqytet në 30 ditët në vijim.  Siç duket gjithçka po bëhet gati, një ditë para nisjes zyrtare, për të mirëpritur qindra qytetarë për të shijuar atmosferën e ndeshjeve, si dhe për të përjetuar emocionet që do të fal kombëtarja shqiptare.

Vetëm një ditë para nisjes së madhe, ethet e Kampionatit Evropian kanë pushtuar edhe kryeqytetin. Pikëtakimi më i madh i mijëra tifozëve në 30 ditët në vijim do të jetë sheshi kryesor i Tiranës, por jo vetëm! Festë do të ketë në çdo shtëpi apo bar në qytet.

“Kemi vënë poshtë shtëpisë një ekran të madh, do mblidhemi të gjithë e do kënaqemi, kemi blerë bluzat me kombëtaren”.

“Me shoqërinë normale, nuk shikohet vetëm ndeshja, do dalim në lokal”.

Festa e futbollit merr përmasa disafish më të mëdha, sepse këtë evropian të vetmet ngjyra për të cilat bëhet tifo janë ato kuqezi. Kundërshtarët janë të frikshëm por kjo nuk i zmbraps tifozët e djemve të kombëtares.

“Do të fitojmë, as mos e diskuto”.

“Të tria janë skuadra të fuqishme, Italinë kam më shumë frikë”.

“Ndeshja e parë më e frikshme, por edhe Spanja”.

Mes entuziastëve nuk i shpëtoi mikrofonit të Report Tv edhe një profesionist, që jetën ia ka kushtuar futbollit. Ish futbollisti dhe ish trajneri Edmond Gëzdari thotë se 3 pikëshi me Italinë do të na fusë në histori që në sfidën e parë.

“Ajo që do të ndryshojë historinë e Shqipërisë është ndeshja e parë, do të fitojmë kundër Italisë.  Ne do ta fitojmë ndeshjen, sepse e kemi skuadrën më të mirë se Italia”.

Jashtë kamerave, edhe menaxherët e bareve dhe restoranteve tregojnë për Report Tv se prej ditësh po ndihet atmosfera e ndeshjeve nisur nga bisedat e diskutimet nëpër tavolina mes tifozëve e sportdashësve. Muajin e futbollit evropian e shikojnë edhe si një mundësi për të fituar më shumë, pasi një 90 minutësh emocionues nuk mund të mendohet pa një birrë apo tjetër gotë për tifozët.

“Çdo natë po presim, e pijmë nga një gotë raki”

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?