Politikë

Nisin procedurat për shkarkimin e presidentit Meta, Kryemadhi publikon foton e ngrohtë me një bebe: Fëmijët e vegjël dhe e ardhmja e tyre kanë rëndësi

3 Maj 2021, 12:00| Përditesimi: 3 Maj 2021, 12:04

  • Share

Teksa procedurat për shkarkimin e presidentit Ilir Meta kanë nisur, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka publikuar foton e ëmbël me një bebe në krahë, duke i uruar të gjithëve një javë të mbarë.

Përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, Kryemadhi shkruan se fëmijët e vegjël dhe e ardhmja e tyre kanë rëndësi.

Edhe pse 50 deputet të Kuvendit kanë nisur procedurat për shkarkimin e presidentit, pasi sipas tyre Meta ka shkelur rëndë Kushtetutën, Kryemadhi ka zgjedhur të kalojë kohën e saj ndryshe. 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?