Projekt i njeres prej shkollave qe do ndertohet

Tirana

Nisin punimet për kompleksin e ri shkollor në kryeqytet, Veliaj: Shtatorin që vjen 'Fresku' me shkollat më të mira në vend

4 Shtator 2021, 16:16| Përditesimi: 4 Shtator 2021, 16:20

  • Share

TIRANË-Në Tiranë ka nisur puna për ndërtimin e një kompleksi shkollor në zonën e "Freskut". Lajmin e ka dhënë përmes një postimi në rrjetet sociale kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Veliaj ka shkruar se shtatori që vjen do e gjejë këtë zonë me shkollat më të mira në vend.

"Nisem punimet për kompleksin e ri shkollor tek Fresku ne vendin ku me pare ishte IMT/PB, te cilet jane spostuar për t'i hapur udhe shkollave aq te nevojshme per komunitetin IKV-Fizike Berthamore-Qesarake-Dajt. Shtatori qe vjen e gjen Freskun me shkollat me te mira ne vend!", shkruan Veliaj në Tëitter.

Në zonën e "Freskut" do të ndërtohet parashkollor i ri, shkollë 9-vjeçare e re dhe një gjimnaz i ri, të gjitha në një hapësirë.

 

Nisem punimet per kompleksin e ri shkollor tek Fresku ne vendin ku me pare ishte IMT/PB, te cilet jane spostuar per t'i hapur udhe shkollave aq te nevojshme per komunitetin IKV-FizikeBerthamore-Qesarake-Dajt.

Shtatori qe vjen e gjen Freskun me shkollat me te mira ne vend!

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?