Nisja e anijes kozmike ‘Orion’ drejt hapësirës, NASA: Mediat shqiptare do të kenë mundësinë të dëshmojnë këtë ngjarje historike! Ja deri kur mund të aplikoni

16 Janar 2022, 19:39| Përditesimi: 16 Janar 2022, 19:47

  • Share

TIRANË- Mediat shqiptare do mund të kenë mundësinë të xhirojnë nisjen e anijes kozmike ‘Orion’ drejt hapësirës.

Ambasada e SHBA-së në vendin tonë, përmes një postimi në ‘Facebook’ shkruan se NASA fton mediat ndërkombëtare, ku përfshihen edhe ato shqiptare, që të regjistrohen për të dëshmuar këtë ngjarje historike. Afati i fundit për të dorëzuar kërkesat për akreditim është data 18 janar, ndërkohë të gjitha mediat mund të aplikojnë në këtë link: https://media.ksc.nasa.gov/.

Nisja e anijes kozmike parashikohet të bëhet nga mesi i muajit shkurt në Qendrën Hapësinore Kennedy të NASA-s në Florida.

“Mediat shqiptare ftohen të regjistrohen në Administratën Kombëtare të Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA) për të dëshmuar një ngjarje historike! NASA ka ftuar mediat amerikane dhe ndërkombëtare që të filmojnë imazhe dhe video të Sistemit të Nisjes Hapësinore të saj dhe anijes Orion të NASA-s, ndërsa raketa e përbërë dhe anija kozmike bëhen gati për momentin e nisjes për herë të parë, në përgatitje për misionin Artemis I të NASA-s. Afati i fundit për mediat ndërkombëtare për të dorëzuar kërkesat për akreditim është 18 janari”, shkruan ambasada e SHBA-së në Tiranë.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?