Programacion

E Shtunë
12
Qershor
E Diel
13
Qershor
E Hënë
14
Qershor
E Martë
15
Qershor
E Mërkurë
16
Qershor
E Enjte
17
Qershor
E Premte
18
Qershor
E Shtunë
19
Qershor
E Diel
20
Qershor
E Hënë
21
Qershor
E Martë
22
Qershor
E Mërkurë
23
Qershor
E Enjte
24
Qershor
E Premte
25
Qershor

Ministrja Olta Xhaçka

Politikë

Shqipëria presidente e nismës Adriatiko-Joniane dhe Strategjisë Rajonale të BE, Xhaçka: Fokusi jonë, rinia e turizmi 

11 Maj, 15:48| Përditesimi: 11 Maj, 16:56

Më 1 qershor të këtij viti Shqipëria do të marrë presidencën e radhës të Nismës Adriatiko-Joniane, e cila së fundi është mbajtur nga Sllovenia. Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në takimin online të forumit dy ditor të Nismës Adriatiko-Joniane/EUSAIR, presidencën 1-vjecare të të cilës e merr vendi jonë.

Xhaçka falënderoi presidencën sllovene për punën e bërë gjatë këtij viti, ndërsa theksoi se Shqipëria mbetet e përkushtuar për të çuar përpara të gjitha objektivat e NAJ-EUSAIR. 

“Shqipëria beson në vijimësinë dhe nisur nga fakti se ndajmë gjerësisht të njëjtat përparësi dhe se nuk ka vizione dhe ide kontradiktore mes nesh, garantojmë se nisma do të bëhet dukshëm efikase. Ne do të përqendrohemi tek rinia dhe gjithëpërfshirja, tek kultura, turizmi, dixhitalizimi dhe do të punojmë për të forcuar marrëdhëniet me autoritetet lokale dhe rajonale dhe me rrjetet dhe shoqatat në rajonin e Adriatikut e Jonit”, tha ministrja, gjatë konferencës virtuale për shtyp në fund të ditës së parë të forumit. 

Në ditën e dytë të forumit do të bëhet kalimi i presidencës së ESUAIR nga Sllovenia tek Shqipërisë, presidencë të cilën vendi ynë e nis nga 1 qershori 2021. Drejtimi i kësaj nisme nga vendi ynë, vjen pas presidencës së suksshme të Shqipërisë të OSBE gjatë vitit 2020 dhe njëherësh edhe të  Organizatës për Bashkëpunimin Ekonomik të Detit të Zi, për 6 muajt e parë të vitit 2021

Be.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni pro apo kundër një rikthimi të Sali Berishës në krye të PD?