Në një intervistë në emisionin “ Rreze Dielli” folëm për një nismë të veçantë të ndërmarrë nga disa studente në ndihmë të fëmijëve me spektrin e autizmit. Ata dëshirojnë që të ofrojnë shërbim dentar falas për këta fëmijë. Edhe pse te rinj ne profesion, stomatologet e te ardhmes mendojne se humanizmi duhet te jete ne baze te punes se tyre. Studentja e stomatologjisë Klarisa Rexhvelaj tregoi më tepër për arsyen e marrjes së kësaj nisme:
“Kemi parë që individët me çrregullimin e sjelljes siç janë fëmiëjt me spektrin e autizmit kanë nevojë të shtuar për shërbim dentar. fatkeqësisht në vendin tonë ose mjekët nuk janë të përgatitur siç duhet për ta ofruar një shërbim të tillë pasi këta fëmijë janë të paqëndrueshëm shpeshherë, kanë nevojë për një komunikim më të veçantë ose vet familjet kanë pamundësi ekonomike” u shpreh ajo.
“ Unë besoj në mrekulli’’ është nisma që ka bërë bashkë 8 studentët për t’i ardhur në ndihmë shoqërisë. Ajo tha se rezultati I nismës deri tani ka qenë mjaft i mirë:
“ Janë trajtuar dy fëmijë në qytetin e Shkodrës, do trajtohen dhe dy të tjerë. Janë trajtuar dy fëmijë në qytetin e Lezhës, do trajtohen dhe dy të tjerë. Janë trajtuar 6 fëmijë në Tiranë dhe mendoj që mund të arrijmë që të trajtohen dhe 10 fëmijë të tjerë”
Ndërkohë që nisma erdhi edhe si një thirrje për rininë shqiptare:
‘Kemi vendosur që t’i heqim vetes, kur them vetes e kam fjalën të rinjve shprehjen e famshme që jemi rinia e kafeve. NE nuk jemi rinia e kafeve, por jemi një rini e përgjegjshme,që duam të marrim përgjegjësinë tonë si qytetarë” përfundoi ajo.