Gramoz Ruçi dhe Sali Berisha

Nisma për përjashtimin e Berishës dhe Ruçit nga politika, Murrizi kërkon bashkimin me pr/ligjin për institutin e krimeve të komunizmit

13 Maj 2020, 15:28| Përditesimi: 13 Maj 2020, 15:38

  • Share

Njëzet deputetë të opozitës së re parlamentare kanë depozituar që në 19 nëntor 2019 një projektligj në Kuvend, për përjashtimi për dekomunistizimin e politikës dhe shtetit shqiptar. Projektligji i lustracionit, përpos të tjerave, parashikon përjashtimin përfundimtar nga politika të ish-kryeministrit Sali Berisha, kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, deputetëve Spartak Braho, Fatmir Xhafaj etj., të cilët përfshihen në kategoritë ndaluese. Gjashtë muaj pas propozimit në Kuvend, Myslim Murrizi, një nga deputetët që kanë firmosur këtë nismë ligjore, ka kërkuar bashkimin e projektligjit të lustracionit me një projektligj tjetër, për disa ndryshime në ligjin për institutin e studimeve për krimet dhe pasojat e komunizmit në Shqipëri. Nisma e dytë është propozuar nga dy deputetë të PS-së.

Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve të 29 prillit 2020, Murrizi ka kërkuar "Meqë po shoh dy projektligje te kalendari, duke qenë se pikat 25 dhe 26 kanë të njëjtin objekt (njëri është i propozuar nga ju dhe njëri nga ne, ju me 11 deputetë, ne me 20 deputetë) propozoj të bashkohen të dyja. Objekti është i njëjtë, por ndryshimi është që ju e keni bërë për një emër, për Agron Tufën, propozimin e qershorit, ndërsa ne e kemi bërë për të gjithë pjesën vendimmarrëse politike, publike e gjyqësore të Republikës së Shqipërisë. Prandaj, nëse shihet e arsyeshme, meqë unë jam iniciuesi dhe propozuesi kryesor i pikës 26, të bashkohet me propozimin e Brahos, Alketit dhe të një grupi deputetësh të PS-së, sepse pikat 25 dhe 26 kanë të njëjtin objekt. Ju e keni bërë për Institutin e Studimeve të Krimeve të Komunizmit, ndërsa ne e kemi zgjeruar pak më shumë, e kemi filluar nga vetja, te parlamenti, pastaj vazhdojmë te Meta, te Rama, te KLP-ja, te KLGJ-ja e me radhë tek ata që drejtojnë sot realisht Shqipërinë".

Projektligji figuron në kalendarin e punimeve të Kuvendit, por nuk ka një datë për ta shqyrtuar. Projektligji parashikon përjashtimin nga emërimi dhe zgjedhja në funksione publike, shtetërore, politike dhe në Kuvend, të gjithë personat që kanë qenë më parë anëtarë të Partisë Komuniste dhe së Partisë Punës, ish-funksionarët e sistemit komunist, ish-gjyqtarë, ish-prokurorë, ish-hetues, ish-oficere të Sigurimit të Shtetit Komunist, dhe ish- bashkëpunëtore të Sigurimit të Shtetit, të shkolluarit dhe të kualifikuarit në shkollën e partisë si dhe spiunët e shërbimeve të huaja. Nëse ky projektligj do të miratohej, do të shkarkonte një tërmet në politikën shqiptare, Kuvend dhe në të gjitha nivelet e shtetit shqiptar.

Komento

Komente

  • Iris: 14/05/2020 04:36

    Kam mendimin qe z. Murizi po I ben indirect presion Berishes qe te pajtohen ndryshe ka per ta djegur politikisht.

    Përgjigju
  • Ruci me Serbin Sali jashtetokesore ..: 13/05/2020 18:24

    Keta te dy duhet te shkojne atje KU NUK kthehen me..Bärin so jua kosisim qe tju duket vendi i paster .. Kete premtim duhet ta mbajne ..

    Përgjigju
  • Pse ?: 13/05/2020 16:36

    Gjalle eshte Berisha thane qe ka thyer qafet andej nga Gjiri i Lalzit

    Përgjigju
    • O tej: 13/05/2020 17:59

      Nuk bie rrufeja ne halet

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?