Foto nga një shtëpi në Tiranë

Sociale

Nisma ‘Valëvit flamurin’, Veliaj: Bashkohu edhe ti për ditët më të veçanta të historisë sonë

26 Nëntor 2021, 11:59| Përditesimi: 26 Nëntor 2021, 12:03

  • Share

Me afrimin e festave kombëtare të nëntorit, Tirana ka veshur dekorin e saj kuq e zi. Kryebashkiaku, Erion Veliaj, u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të bëhen pjesë e këtyre festave duke iu bashkuar edhe ata nismës për vendosjen e simboleve kombëtare në banesat e tyre.

Valëvit Flamurin shqiptar. Bashkohu edhe ti me këtë nismë të bukur të familjeve shqiptare për ditët më të veçanta të historisë sonë”, shkruan Veliaj, teksa e ka shoqëruar postimin e tij me flamujt që kanë filluar të vendosen në ballkonet e shtëpive në Tiranë.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?