Lulzim Basha dhe SPAK

Politikë

Basha tha se 'një bos kokaine ka marrë 1 kat në një kullë në Tiranë', SPAK nis verifikimin pas kërkesës së Qeverisë! Do thirret apo jo kreu i opozitës në prokurori për të treguar emrin? (VIDEO)

3 Nëntor 2021, 12:41| Përditesimi: 3 Nëntor 2021, 13:10

  • Share

Prej dy ditësh në SPAK nga ministri Bledi Çuci e dorëzuar një kërkesë për kryerje hetimesh në lidhje me deklaratën e Bashës se një bos kokaine ka blerë një kat ne kullën më të madhe në Tiranë. SPAK është pyetur nga Report Tv dhe ka konfirmua marrjen e kërkesës dhe nisjen e nje verifikimi.

“Deklarata e bërë nga ana e z. Basha është deklaratë publike shumë e rëndë, e cila cënon besimin e publikut tek institucionet tona. Referuar legjislacionit në fuqi, përcaktohet se veprat penale të pretenduara në këtë deklaratë, janë pjesë e kompetencës lëndore të institucionit që Ju drejtoni.  Në cilësinë e Ministrit të Brendshëm, si dhe në kuadër të misionit tonë të përbashkët në luftën kundër krimit të organizuar, më lejoni të përcjell kërkesën për verifikimin e kësaj deklarate dhe zbardhjen e plotë të çështjes. Mbetem shpresëplotë se do të ndërmerrni hapat e nevojshëm për zbardhjen e kësaj çështje, për të përmbushur misionin tonë të përbashkët në luftën kundër krimit të organizuar, si dhe për të qenë transparent me publikun dhe partnerët tanë”, thuhet ndër të tjera në letrën e ministrit Çuçi për Prokurorinë e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit. 

Në seancën e kaluar plenare, të enjten e 28 tetorit, Lulzim Basha, mes debatesh të forta me kryeministrin Rama ka bërë një deklaratë që tërhoqi vëmendjen e opinionit publik.

Duke iu drejtuar Ramës, Basha tha se një bos kokaine kokaine ka rezervuar çfarë kati në ndërtesën më të lartë në Shqipëri, në kryeqytet, dhe aludoi se Kryeministrit këtë ia kanë thënë edhe ndërkombëtarët.

"Ajo që bëni ju ka lidhje vetëm me babëzinë për para dhe pushtet që ju ka zënë sytë. Kjo babëzi nuk ju pengoi ta ngrini kullën 50 kate me të gjithë bosët e kokainës. Mbase ta thonë se kush bos kokaine ka rezervuar çfarë kati në ndërtesën më të lartë në Shqipëri. Ti që na flet ne për shijen, për bukurinë, neve PD-së që na kanë quajtur si Partia më e bukur e lindjes, na flet që të mbajmë hundën me dorë. Sigurisht që do ta mbajmë hundën me dorë sepse kishe një gropë aty dhe 11 vite kryetar bashkie nuk e mbylle", tha Basha.

Nëse SPAK do të japë një çështje në lidhje me këtë kërkesë atëherë Lulzim Basha do të duhet të paraqitej në Prokurorinë e Posaçme për të dytën herë pasi në rastin e 3 milionë euro të fshehura në makinat Tayota Yaris. Sigurisht që ai do të duhet të japë dëshminë e tij në lidhje me këtë deklaratë të fortë që bëri në sallën e Kuvendit.

Kujtojmë se sipas nenit 73 pika 1 e Kushtetutës thuhet se deputeti nuk mban përgjegjësi për mendimet e shprehura në Kuvend dhe për votat e dhëna prej tij dhe se kjo dispozitë nuk zbatohet në rastin e shpifjes. Nëse do të konsiderohet si e tillë kjo pritet të qartësohet në të ardhmen.

Lajm në përditësim...

Deklarata e Bashes në parlament

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ppp: 03/11/2021 16:30

    Nuk e mora vesh çuçi urdheron spak te hetoje bashen apo bosin sepse un e di qe spak u poll per te hetuar politikane. Prandaj spak eshte ne vend numero ngaqe nuk i rri dot mbrapa kerkesave te pushtetit? Po mir kjo kerkesa ishte publike apo nje denoncim i bere ne menyre zyrtare ? Sepse nqs spak do therrase bashen dmth qe çuçi ka shkuar para tij te beje kallzimin me shkrim sepse nqs kallzimi çuçit eshte me dekllarete telivizioni edhe basha jep shpjegimin po me ane te mediave pra vari lesht Fakti eshte qe spak spo ka dhembe

    Përgjigju
  • Andi: 03/11/2021 16:29

    Ore populli di dhe shifren dhe se dika policia, peokuroria apo shish. Per kuriozitet eshte 11M euro. Pa merak skam bere gabim drejteshkrimor 11 eshte.

    Përgjigju
  • Loku: 03/11/2021 14:42

    Po kte e dine te gjithe se kush e ka blere te pallati kastratit

    Përgjigju
  • F-35: 03/11/2021 14:40

    Ne nje pallat shume'katesh ne Tirane, thone nje bos kokaine ka blere nje kat. Duket bos i lodhur ky qe s'ka mundur te bleje me shume, ose te ndertonte gratacelen e vet. Nejse, pune e ngaterruar kjo e bosave!

    Përgjigju
  • Mala: 03/11/2021 13:44

    PD-ja,mund te jete aset politik e kombetar,po jo me Saihun dhe me nenbishtin e tij Basha. Kurre nuk ka ecur e as nuk do eci perpara.Lagohuni ju te dy, madje bashke me ju, edhe ata argatet tuaj qe jane infektuar nga politika e juaj.

    Përgjigju
  • Tosi: 03/11/2021 12:56

    Ne radhe te pare, SPAK nuk ka nevoje per kerkese por heton kryesisht. Ne radhe te dyte, SPAK apo cdo Prokurori, nuk vihet ne levizje me "kerkese" te nje ministri apo kushdo! Nese kjo eshte e vertete, eshte skandal. Mbase eshte lapsus nga deshira e madhe per te nxjerre ministrin sikur coc po ben. Ah, ministeri mund ti kerkoje Drejtorit te Policise te verifikoje. Dhe shume e dyshimte qe e paska "harruar".

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?