Një delirant populist dhe dy presidentë pa popull

16 Dhjetor 2020, 19:48| Përditesimi: 16 Dhjetor 2020, 20:00

  • Share

Albin Kurti dhe mund t’ia kursente vetes mllefin publik për dështimin e “Vetëvendosjes” në Tiranë, gjatë revoltave disa ditore të të rinjve shqiptarë. Shumë liderë të opozitës në Tiranë e bën këtë edhe pse me sforcim.

Për shembull Lulzim Basha bëri sikur nuk e kishte mendjen fare. Ilir Meta edhe pse Stresi i bërtiti me të madhe “Ku je , ku je” nuk i ktheu fjalë.

Berisha bëri sa mundi, por aq fuqi kishte se burrë plak. Ata dy djemtë e “Vetëvendosjes” në Tiranë, ishin aty përditë duke bërë selfie përballë policëve, por nuk patën fat të viktimizoheshin që Albini të kishte dhe një hero protestash në Tiranë, siç ka 3 në Kosovë.

Klodianin dhe familjen e tij, mund ti ngushëllonte ditët e para kur ndodhi ngjarja, jo dje. Dje, kur mbaroi protesta, e gjitha ngjante më shumë si një ngushëllim për veten që nuk ja doli dot dhe që nuk e përdori dot vdekjen tragjike të një të riu, për axhendën e vet politike. Me sa duket kishte pritur ta inguronte “Vetvendosjen” në Tiranë, në këtë revoltë.

Por përtej kësaj, ka tre mesazhe konfuze të Albin Kurtit, të cilat tregojnë se ai është më nervozë që nuk po mund dot Edi Ramën në Tiranë, se sa ata në Kosovë.

E para ka të bëj me atë qasjen që ai ka për të bërë politikë me vdekjen. Albin Kurti duhet të kuptoj, se jo cdo i vrarë shërben për të fituar pikë në politikë. Të vrarët në protesta politike prej policisë ndryshojnë shumë nga një i vrarë prej një polici të papërgjegjshëm në një rrugicë të Tiranës.

Ideja fikse e Albin Kurtit, që pasi të vritet dikush, partia mund të fitoj pikë politike, është aplikuar prej tij për herë të parë në Prishtinë më 2007, kur UNMIK vrau dy protestues të “Vetvendosjes” Mon Balin dhe Arben Xheladini. Njëjtë përdori dhe vdekjen tragjike të Astrit Deharit në burgjet e Kosovës pasi u arrestua pas protestave.

Këtu ka zgjedhur aleatë të gabuar, pasi ata që ai kërkon ti fus në këtë rrugë si viktima protestash, nuk janë ata që vriten, por ata që kanë vrarë në këtë vend. Sali Berisha dhe Ilir Meta që janë aleatë të ngushtë të Albin Kurtit, kanë vrarë më 21 Janar, në një protestë që kishte përfunduar dhe njerëzit po iknin në shtëpi. Dhe kanë vrarë për të mbrojtur nga burgu një hajdut, meqë Albini e ka merak korrupsionin.

 Kështu që ata më shumë i vë në siklet kur përpiqet ti instruktoj si të bëjnë politikë me të vrarë. Ata bëjnë politikë duke vrarë.

E dyta Albin Kurti është bërë njeri popullor tek pjesa e shoqërisë së Kosovës që nuk e duan praninë ndërkombëtare. Ai është mishërimi i asaj pjese të shoqërisë së Kosovës që është mosbesues ndaj Perëndimit dhe atyre që çliruan Kosovën. është njeriu që akuzonte Shtëpinë e Badhë s epo i ngulte thikat pas shpine Kosovës.

Albin Kurti marshoi me arkivolët e dy viktimave të vitit 2007 nga UNMIKU, duke i shndërruar ata në një kauzë kundër pranisë ndërkombëtare në Kosovë dhe komunitetit ndërkombëtar në përgjithësi, duke i mëshuar ides, se Kosova nuk ka nevojë për ndërkombëtarët.

Dhe për ironi të fatit, ky njeri që ka bërë kauzë kundër ndërkombëtarëve të vrarët në protesta, dje çuditërisht theksoi se me Shqipërinë “janë zhgënjyer edhe partnerët ndërkombëtarë që kanë interes në forcimin e shqiptarëve”.

Nuk di cilët partnerë ndërkombëtar janë zhgënjyer nga protesta dhe me kë palë janë zhgënjyer. BE, SHBA, ambasadori gjerman dhe diplomatët e tjerë perëndimor në Tiranë, kanë qenë të qartë në qëndrimet e tyre publike. Mos të them pasta qëndrimet jo publike. Për ato mund të pyes Monika Kryemadhin meqe e ka aleate kundër korrupsionit në Shqipëri dhe Kosovë, se ajo i tregon çfarë i kanë dëgjuar veshët.

Nëse e ka fjalën pastaj për ndërkombëtarë të tjerë, të na tregoj. (Nuk besoj të na thotë  që Rusia është e shqetësuar për dhunën policore ndaj të rinjve se do ishte tepër)

E treta ka të bëj me përfshirjen e Albin Kurtit por dhe idhtares së tij më të re Vjosa Osmanit, në punët e Shqipërisë. Nuk është se bëjnë keq që përzihen në punët e Shqipërisë politikisht. Nuk jam me ata që thonë të rrinë në punë të vet.

Por e vetmja gjë që lidh e Vjosa Osmanin me Ilir Metën është se janë dy president pa popull, që janë aty aksidentalisht. Ndaj nuk ja vlen të merresh me ta.

Albin Kurti është një populist që ka bërë mirë që ka hapur degën e partisë së tij në Shqipëri dhe që ka përcaktuar aleatët e tij Sali Berishën dhe Ilir Metën, por nuk ja kemi ne fajin që nuk e përfill njeri. Kur dëshpërohet që nuk ja del dot këtu, nuk ka pse bën sikur nuk dështoi ai, por të tjerët. Ai dështoi këtë javë në protestën që tentoi të ëprdor për të promovuar “Vetvendosjen”.

Dhe kjo lexohej qartë tek paragrafi i fundit i reagimit të tij, kur me një delirë që as Enver Hoxha nuk e ka pasur në kohë të vet, shpjegonte se në Kosovë, nuk ka revolta, pasi të rinjtë kanë shpresë tek ardhja e shpejtë e “Vetevendosjes” në pushtet. Kjo do të thotë që në Shqipëri ka revolta se të rinjtë nuk kanë shpresë që Ilir Meta dhe Sali Berisha do të vijnë shpejt në pushtet.

E dimë këtë Albin, por as ty nuk po të presin se u ngjan me ata.

Komento

Komente

  • .naz: 30/12/2020 23:50

    Dhe ju me sufllaqe

    Përgjigju
  • erla: 22/12/2020 12:07

    vetem antishqiptaret bejne analiza...komentojne...kritikojne...etj

    Përgjigju
  • Alt: 18/12/2020 10:48

    Erik: analiza me e mire, e sakte, réale, me fakte, pa inate,mllefe politike, pa pergjithesime, pa urrejtje, shprehur qarte.... Nese nuk jeni gazetar behuni, ka nevoje per ju. Nese nuk jeni politikan, behuni, angazhohuni sepse mund te ndryshoni jetén e njerzve per mire. Respekt

    Përgjigju
  • Daku: 18/12/2020 07:18

    EDI RAMA esht nje LEGJENDE qe esht fat per shqiptarin sot.,..sa per ju gjitholloget qe e shani dhe sali krimineli hajduti mashtrusi trafikanti mafjozi tradhetari vrasesi bashk me batalionin e tij mbeshtetes ruso serb si ne kosov e shqiperi....ini vite drite larg gjigandit RAMA....po lehni ju qener te cdo krahu RAMES m...do i hani...vazhdo programin gjigand ne fund do shohin shpellaret se kush kish te drejt...ne kete pershesh te gatuar nga serbet...posht doktor vdekja..fatkeqesija kombetare e shqiptareve per 30-vjet dhe vazhdon ....lum ata qe te kuptuan zoti mero u ben me te ditur....mjer ata te tjeret mbeten ne shpell dru me pre.....

    Përgjigju
  • ASI: 17/12/2020 12:16

    Erik bota kjo eshte...mire do ishte ballkani te ishte I badhkuar pa barriera e njerezit mos kushin meri...por realiteti edhte ky....Rama per tu bere i mire me europen shpalli minishengenin....duke vene kosoven ne veshtiresi me mijera te zhdukur e perdhunuar e Vucicin e beri engjell....diplomaci idiote per perfitime politike...normal Rama ska te aferm te vrare e nuk ja ndjen.....Albini neriton te kete parti ne Tirane sepse nuk eshte I korruptuar....jeton ne 7o m2...por ju doni tju vjedhin

    Përgjigju
    • Erik: 17/12/2020 15:17

      ASI nuk eshte vetem pjesa sa i korruptuar eshte apo jo nje lider. Albini nuk eshte provuar ne pushtet per ta pare nese vjedh a jo, por edhe sikur ta kete ate virtyt qe personalisht besoj se e ka, perseri nuk e ben ate nje lider te mire per aq kohe sa eshte konfliktual dhe kapercen kompetencat e tij ne ndarjen e pushteteve. Enver Hoxha sundoi 45 vjet dhe gruaja e tij vdiq e varfer ne nje shtepi te pershtatur ne periferi te Tiranes qe dikur kishte qene pulari, por nuk do te thote se ai qeverisi mire edhe pse shqiptaret hidheshin ne zjarr per te sa ishte gjalle. Mund te marresh edhe nje hoxhe a prift ta besh kryeminister, por duhet te jete ne gjendje te te japi zgjidhje per problemet dhe situatat, jo te krijoje edhe me shume probleme sesa ka vendi aktualisht. Kete beri Albini ne aq dite sa ndejti ne karrigen e kryeministrit, ku kulmoi me perplasjen me SHBA-te per kapriçot e tij. Gjithe bashkepunetoret e tij me te mire intelektuale i deboi nga VV dhe i denigroi me sulme militantesh, per faktin se nuk mendonin njesoj si ai qe parlamenti duhej sulmuar me tymuese dhe gure e shume aksione radikale qe ndermerrte VV para disa vitesh. A ma shpjegon dot pse VV i nisi leter Ilir Metes qe mos dekretonte per minister te jashtem Gent Cakaj dhe ministre arsimi Besa Shahinin? Si e justifikon ti kete lajthitje te Albinit? Rama e ka shpjeguar qe mini Shengeni eshte menyre per te hequr kufirin Kosove-Shqiperi me diplomaci, nuk mendoj une asnje minute se çfare do perfitoje Serbia, une di se cfare do perfitojme vete. Dhe ta ka thene qe mini Shengeni nuk eshte me detyrim qe te besh marreveshje me shtete te vecanta. Ti si Kosove nese nuk do te bashkepunosh me Serbine je i lire mos ta besh, as traun e kufirit mos ta ngresh pa kontrolluar njerezit dhe kamionat, por ama duhet te jesh i perfshire ne marreveshje me palet e tjera, ne menyre qe te kemi mundesi te heqim kufirin mes nesh. Kur kaperceu Franca gjithe dhimbjen, urrejtjen dhe mllefin me Gjermanine pas Luftes se Dyte Boterore per t'u bere bashke ne Bashkimin Europian, duhet ta gjeje forcen edhe Kosova me Serbine e ta lene per nje moment pas te shkuaren dhe te mendojne per te ardhmen e femijeve te tyre. Serbia nuk ka kerkuar falje as per Serbrenicen ku u jane vertetuar 8,000 ekzekutime njeheresh, mos prit te behet vend europian dhe te te kerkoje ndjese per ato qe ka bere ne Kosove. Rama nuk ka nevoje te perdori Kosoven per t'i hapur dyert e Shqiperise ne Europe. E ka treguar ne çdo moment qe kur i eshte dashur dicka nga Europa per popullin e vet, ka trokitur ne dyert e tyre dhe s'ka patur asnje pengese per ta lene ne pritje pas deres. Qe nga Merkel tek Macron dhe te tjeret me rradhe eshte ne gjendje t'ua gjeje telat dhe te komunikoje lirisht me ta dhe t'i bej vend vetes dhe Shqiperise. Rama e ka gjetur çelsin e suksesit me Europen dhe SHBA, u ka lene ne dore reformen ne drejtesi ta bejne si te duan ata dhe me kete ka nxjerr veten te lare si nje partner i besueshem i tyre. Hiqeni kete frustrim apo xhelozi qe keni kundrejt zotesise se Rames per te komunikuar me sukses qe nga nje femije ne kopesht, tek nje analist e gazetar, tek pleqte ne azil e deri tek lideret me te medhenj te botes. Eshte kjo aftesi e tij qe ben nervoze edhe opoziten ne Shqiperi deri ne te dhunshme, sepse nuk jane ne gjendje ta mundin as me vizion, as me ide, as me vepra.

  • alKos: 16/12/2020 21:28

    Me i paqarte dukesh ti ne analizen tende sesa cdo tjeter ... mesa duket e perfillkan kete njeri "populist" per aq kohe sa spaske lene gje pa vjelle per te. Dikujt i djeg nen kesule per degen e VV ne Tirane. Kembanat po fillojne te bien me ne fund. Se dyti, atij dhe cdo kosovari i takon me fol per Shqiperine, dhe smund tja ndalosh dot kete te drejte as ti edhe asnjeri tjeter, se nuk duhet ta harrosh qe kete pavaresi tuajen nuk do ta kishit arritur ju kurre pa kosovaret edhe pse i trajtoni si njerez te dores dyte, sidomos institucionalisht. Por ske faj, duhet ta justifikosh pagen para sulltaneve tu.

    Përgjigju
    • Jul: 18/12/2020 21:55

      O alkos mund te me thuash pse sdo e kishim pavaresin pa kosoven? Se me dyket nuk e dike historin.kur u shpall pavaresia vertet kosova luftonte me serbin serbi kishte arritur ne elbasan.pra sesht se ishte ndonje ndihm lufta e kosoves per shqiperin.pooor jam dakort qe u takon te flasin sepse jan shqiptar

    • Erik: 17/12/2020 09:29

      @alKos. Rama u ka paguar respektin maksimal te gjithe lidereve te Kosoves edhe pse ata ndoshta nga frustrimi i te mosqenit ne nivelin e tij intelektual, lidhjet e tyre personale dhe ideologjike me opoziten aktuale ne Shqiperi, apo per shkak te afrimit te Rames me teper me PDK-ne, nuk ia kane kthyer me te njejten monedhe, madje kane vjell vrere kunder tij. A nuk ishte e turpshme qe kete te hene kur behej lidhja e intekonjeksionit Shqiperi-Kosove qe per nga rendesia mund te ishte pak a shume e njejte si Rruga e Kombit per simboliken, por edhe per perfitimet ekonomike te dy vendeve, pala kosovare perfaqesohej vetem nga bordi i drejtimit te KOSTT-it?! As kryeministri e as ministri i Ekonomise te Kosoves nuk ishin prezent ne ate event. Nje perpjekje gati 5 vjecare per te shkeputur sistemin energjetik te Kosoves nga varesia e Serbise dhe vendosjen ne pune te nje vepre qe flinte prej vitit 2016 se nuk jepte OK-in Serbia?! Dhe perseri ne ate fjalim Rama i dha atributin Isa Mustafes ish-kryeministrit te kohes kur filloi dhe perfundoi vepra edhe pse e di qe Isa Mustafa ka zero afeksion per te. Sa per Albinin do kete mundesi te provohet dhe do shihni qe do zhgenjeheni me te. Eshte tipiku i populistit fjale shume dhe pune pak. Jo se i mungon vullneti, as se mendoj se eshte i korruptuar, por nuk ia ka haberin si funksionon shteti se gjithnje ka qene ne opozite. Nuk njeh ndarjen e pushteteve cka e tregoi edhe ne 50 ditet si kryeminister, mendon se i di te gjitha dhe ata qe mendojne ndryshe nga ai kthehen ne armike te partise apo qeverise dhe denigrohen publikisht. Prishi qeverine dhe zhgenjeu zgjedhesit e vete gjasme per nje deklarate te Agim Veliut, por ne opinionin tim ai s'kishte tope te perballej me SHBA-te. Gjeti shkarkimin e Veliut si arsye per t'iu shmangur perballjes me SHBA per tezen e reciprocitetit me Serbine. Vuri ne dyshim serioz marredheniet e Kosoves me partnerin kryesor qe i beri shtet, me SHBA-te. E shoh si nje shartim mes Sali Berishes dhe Enver Hoxhes, te parit per nga sjellja dhe te dytit per nga ideologjia dhe folklorizmi. Persa i perket marredhenieve mes Shqiperise dhe Kosoves me futjen e hundeve vend e pa vend ne punet e brendshme te Shqiperise si askush tjeter me pare, Albini po ben nje ndarje me te theksuar mes shqiptareve ketej dhe matane kufirit. Sado mund te mos ta pelqeje Ramen, duhet te kuptoje qe ai votohet nga me teper se gjysma e shqiptareve ne Shqiperi dhe nuk eshte numer i paket qe keta njerez te fillojne te ushqejne "bezdisje" dhe "alergji" per vellezerit e tyre matane kufirit qe nuk merren me hallet e shtepise se tyre, por luftojne per pushtet edhe ketej.

    • Toni: 17/12/2020 05:05

      O kos shqipërie,”alKos” nëse ty të duket i paqartë shkrimi me siguri është kështu se të kanë urdhëruar “sulltanët” e tu shqiptarë apo kosovarë... Nëse nuk është për shkak të padronëve të tu arëherë thjesht të mungon zgjuarësia për të kuptuar atë që lexon!

  • Tami: 16/12/2020 20:19

    I lexoj me shume kenaqesi te gjitha shkrimet tuaja. Ju falenderoj per vertetesine e shkrimeve.

    Përgjigju
  • goni: 16/12/2020 20:09

    kur vij ketu me duket se jam tek bolino dhe anasjelltas ,njesoj si tek lapsi dhe syri ....vari lesht njerez pa bythe qe lepihen e bejne sikur ju dhemb per popullin ,ti mero i pari ,bythqir lulishtes qe deri dje lepiheshe te saliy tani tek rama ...varikars

    Përgjigju
  • Volti: 16/12/2020 20:04

    Sa bukur qe analizon. Albini kenaqen kur i vriten mbeshtetesit, qe ta marre pike si ne 2007. Kurse paralelizmi nuk i pelqen po themi per Ramen ne 2011. Ne kete rast pike fituan Berisha dhe Meta. Si duket ndaj Meta ne 2013 i futi gishtin Sales dhe u bashkua me Ramen. Hajde merre vesh logjiken e ketij.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?