Asambleja PS, 11 shkurt 2024

Mero Baze: Një demonstrim i pamëshirshëm fuqie

12 Shkurt, 00:19| Përditesimi: 12 Shkurt, 00:58

  • Share

Asambleja e socialistëve, ishte një ngjarje më e pamëshirshme për opozitën. Në një ditë shiu në Tiranë, ku 40 njerëz mblidhen tek “Rrugica e Shpresës” dhe të tjerët që shpresojnë që ai ballkonit të mbarojë punë shpejt, o me Zotin, o me drejtësinë, opozita shqiptare është në ditët e saj më të këqija në histori, për shkak të Sali Berishës.  

Predispozicioni I tyre kryesor është kush ka radhën për të shkuar tek “Rrugica” dhe si mund të linçohet Lulzim Basha. Pastaj pjesa e dytë e filmit është se si Edi Rama I “përndjek” ata, u bën magji, u del në gjumë, I helmon ujin etj. 

Në mes të kësaj gjendje katastrofike, socialistët më një mungesë mëshire të pakufi, mbledhin Asamblenë e tyre dhe bëjnë autokratikë që nuk kanë punuar si duhet. Madje kritika më e fortë e Kryeministrit ishte se dikush s'ka përdorur mirë Facebokun, një tjetër është keq në Instagram, kursë dy deputetë nuk kanë folur në Kuvend prej kohësh. 

Pjesa tjetër ishte mirë. Strukturat të mobilizuara për fushatë që është ende një vit larg, patronazhistët në krye të punëve, dhe mbi të gjitha qetësia që fitorja të jetë më e thellë u duket objektiv normal. 

Dhe kur mendon se pas disa ditësh është në Tiranë Sekretari Amerkan i Shtetit, apo që shifrat e turizmit përsëri premtojnë rritje, e gjithë skena duket një improvizim i pamëshirshëm i epërsisë, ndaj dikujt që nuk ke nevojë t'ia tregosh që je i fortë. 

Nuk di kë do mundin socialistët me kaq shumë përgatitje që bëjnë se ata që kanë përballë, janë të dorëzuar dhe objektivat e vetme që kanë është se kush do marrë vota më shumë se tjetri dhe jo kush do marrë më shumë se Edi Rama. 

Për këtë shkak Asambleja e shoqëruar dhe me objektiva të detajuar për muajt që vijnë, ishte një cinizëm i madh.  

Dhe për ta kuptuar efektin e saj, shikoni çoroditjen e plakut majë Ballkonit që flet për prerje kokash, puçe dhe rrëmuja brenda Partisë Socialiste. Ku ta gjenim të kishte të tilla, të kthehej pak gara në këtë vend. Të kishte shpresë dhe ai burri që mund të zbriste një ditë nga ballkoni.  

Por përgjegjësia dhe serioziteti me të cilën me të cilën socialistët kanë marrë përgatitjen për betejën e radhës, është aq e pamëshirshme, sa të vjen keq dhe për atë burrin majë ballkonit kur mendon kë ka përballë. /Tema/
 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nuriancenka: 12/02/2024 21:43

    Qoftese mbehete zgjedhje dhoma deputete 100 fiton partia sociaciste 90dhoma deputete mere DOM DOSHI 80 DHOMA DEPUTETE MERE FATOS NANO 70DHOMA DEPUTETE MERE BATO HAXHu 70 dhoma deputute merere Rexhep mejdani 60 dhoma deputete mere MARK FROKU 50 DHOMA DEPUTETE MERE ADRIATIK LAPAJ 40 DHOMA DEPUTETESH MERE MARK DODANI 30 DHOMA DEPUTE MERE ENDRI SHABANI 20 DHOMA DEPUTESH MERE ZOGU 10 DHOMA DEPUTESH MERE QORI 9 DHOMA DEPUTESH KRESHNIK SPAHIU 8 DHOMA DEPUTETESH MERE TAULANT MUKA 7 DHOMA DEPUTESH MERE LUZIM BASHA 6 DHOMA DEPUTESH MERE REDI SHTINO 5DHOMA DEPUTESH MERE MUSTAFA KRUJA IRI 4 DHOMA DEPUTESH MERE YLLI BUFI 3 MADATE DEPUTESH ALFRED MOISIU 2 MANDATE DHOMA DEPUTESH MERE VILSON AMETI 1 DHOMA DEPUTESH PJETER GJINI ZGHEDHJE PARAKOSHME 1 EDI RAMA 2 DOM DOSBI 3 FATOS NANO 4 MARK FROKU 5 ADRIATIK LAPAJ 6 KRESHNIK SPAHIU 7 TAULANTE MUKA 8 PJETER GJINI 9 DASHMIR SHEHI 10MARK DODANI 11 DAUT GUMENI 12 LEGA ZOGU 13ENDRI SHABANI 14 AMON ZAHARIA 15 QORI 16 DJALU RAMIZ ALIZ 17 AGRON DUKA,18 DJALI PJETER ARBNORI 19 PIRO LUTAJ 20 NIKO LESI 21NERITAN CEKA 22 DJALI BASHKIM KOPLIKU 23 YLLI BUFI 24 NIKOLI JAKA 25,ASTRITE Patosi 26 tanc shkreli 27 abdi bAleta 28 don gjergj meta 29 skender shehu 30 elez biberaj 31 vilson hameti 32 kulluri 33 eduard abazaj 34 elezi 35 bamir topi 36 prec zogaj 37 baton haxhiu 38 edmon stojku 39 kujtim gjuz 40 agron llaka 41 luiz elli 42 donald veshaj 43 petro koci

    Përgjigju
  • noli: 12/02/2024 07:45

    ke shume te drejte shoku mero, jane shume me te fuqishem , kane blere rangera, vila ne buze te detit prona e leke pa fund per 100 vitet e ardshme , pas 11 vitesh ne vazhdojme te kemi 2 ore uje ne dite..

    Përgjigju
  • asolingo: 12/02/2024 06:54

    Kam pershtypjen se puna e dobet e PS eshte e lidhur me "naivitetin" e administrates e kam thene dhe po e them rinovim administrate 70% jane llumi (kete e jetova dhe muajin januari qe vetem ryshfeti ben pune dhe kur u ankova me lart(ne drejtorine e ministrise se ...)as pergjigje nuk mora.Me vjen keq qe cdo levizje apo cdo veprim apo cdo "nder" ka llogjiken e parase,kjo ka bere qe humanizmi apo puna e regullt nuk ekziston.Jam socialist ne idé por deri aty.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?