Sokol Cikalleshi

Sport

Një ditë para ndeshjes me Poloninë, sulmuesi kombëtares rezulton me COVID-19

11 Tetor 2021, 19:38| Përditesimi: 11 Tetor 2021, 20:02

  • Share

TIRANË- Një ditë përpara ndeshjes me Poloninë, kombëtarja shqiptare mori lajmin e keq se sulmuesi Sokol Cikalleshi nuk do të zbresë në fushën e gjelbër, kjo pasi ai rezultoi pozitiv me COVID-19.

Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se Cikalleshi rezultoi pozitiv ditën e sotme dhe për këtë arsye ka filluar karantinën. Ndërkohë, lojtarët e tjerë dhe stafi teknik pas tamponit të kryer kanë dalë negativ.

Skudrës së kuqezinjve do t'i mungojnë katër lojtarë, Bekim Balaj e Berat Gjimshiti, të cilët janë të dëmtuar, Endri Çekiçi i skualifikuar dhe Sokol Cikalleshi. Ndërkohë, kujtojmë që më herët me COVID kanë rezultuar edhe futbollisti Erion Hoxhallari, por edhe fizioterapisti Erzen Voci.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?