Për ish-deputetin socialist, Alqi Bllako është marrë masa e 'arrest me burg' nga GJKKO, i vënë në akuzë për aferën në inceneratorin e Fierit. Menjëherë pas këtij vendimi policia i ka shkuar në banesë ish-deputetit, bashkë me agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit por siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga report Tv është larguar nga pallati pa Bllakon. Vendndodhja e deputetit është ende mister pasi askush prej palëve nuk jep një version të saktë.
Mediat kanë raportuar gjate ditës për arrestimin e deputetit përmes burimeve dhe dërgimin e tij në Drejtorinë e Policisë Tiranë, por askush zyrtarisht nuk ka reaguar, as për ta mohuar e as për ta pohuar këtë fakt. Ajo që dihet është se policia i shkoi në banesë dhe se Bllako nuk ndodhet as në drejtorinë e Policisë së Tiranës. Avokati Sokol Hazizaj, i kontaktuar nga report Tv thotë se nuk është njoftuar për arrestimin dhe se ai ka një prokurë për përfaqësimin e Bllakos. Telefoni i Bllakos prej ditësh del i fikur. Në mungesë të informacionit nga autoritetet, nuk dihet nëse ish deputeti të jetë arratisur para se policia të ekzekutojë masën e gjykatës.
Me vendimin e sotëm GJKKO pranoi kërkesën e SPAK, një ditë pasi ai dorëzoi mandatin e deputetit. Bllako akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, pasi sipas SPAK ai akuzohet se ka falsifikuar dokumente shpronësimi për një tokë që nga arë ishte kthyer në truall dhe dokumentet e falsifikuara i janë paraqitur Këshillit të Ministrave, tokë mbi të cilën do ndërtohej inceneratori i Fierit. Kjo shkelje, thotë Prokuroria e Posaçme, është bërë në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe kryetarin e shpronësime, Pëllumb Abeshi.
SPAK ka nënnvizuar se nga hetimet e kryera kanë rezultuar të dhëna se nga ana e shtetasit Alqi Bllako, gjatë kohës që ka shërbyer në fillim me funksionin Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe më pas Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve (AKUM), është favorizuar shoqëria koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k., kundrejt marrjes në mënyrë të tërthortë të përfitimit të parregullt në shumën prej 14,964,900 (katërmbëdhjetë milion e nëntëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e nëntëqind) lekë. Përfitimi i parregullt dyshohet se mund të jetë marrë përmes rrogës së babait të tij në një nga kompanitë e inceneratorit. Në 16 muaj, ai është paguar 14.964.900 lekë nga Inceneratori i Tiranës. Këto të ardhura janë përfituar në tre mujorin e fundit të vitit 2018, në vitin 2019 dhe në janar të vitit 2020. Por se si e ka përfituar shumën SPAK nuk e saktëson në njoftimin e tij.
Në një reagim të shkurtër për ngjarjen 2 ditë më parë, Bllako mohoi akuzat, teksa u shpreh se do të sqaroj të vërtetën para drejtësisë.
Dy ditë më parë, SPAK ekzekutoi 9 urdhër arrestet e lëshuara për hetimin që lidhet me inceneratorin e Fierit. Ndërkohë u lëshuan edhe 5 urdhër-arreste të reja për dosjen e inceneratorit të Elbasanit. Nga 9 urdhër arrestet, 7 ishin masa sigurie 'arrest me burg' dhe 2 në arrest shtëpie. Lefter Koka, ish-ministri i Mjedisit, dhe Klodian Zoto, pronari i kompanisë që administron Inceneratorin e Fierit, kanë marrë masën e dytë ‘arrest me burg’, ndërkohë që 7 të tjerë akuzohen zyrtarisht nga Prokuroria për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
Policia prej orësh nuk ka asnjë informacion se ku ndodhet Alqi Bllako, për të cilin ka një mandat arresti për aferën e inceneratorëve. Teksa kjo ngjarje është e mbuluar me mister, akoma edhe më të paqartë e bën situatën avokati i tij, Sokol Hazizaj që ka publikuar një foto nga avioni ku shkruan "Ciao, përqafime". A është ky një mesazh për një arratisje të mundshme të klientit të tij, Alqi Bllako apo një foto e publikuar pa asnjë mesazh të fshehtë? Kjo mbetet për t'u parë...
Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për ish-deputetin socialist Alqi Bllako, ndërkohë që nga pamjet e siguruara nga Report Tv duket se në banesën e tij kanë shkuar forca të policisë si dhe agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimet.
GJKKO ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për të akuzuarit për inceneratorin e Fierit, dhe arrest shtëpie për një tjetër.
Gjykata zhvilloi sot seancën për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj personave që akuzohen për abuzime në lidhje me inceneratorin e Fierit, ku konfirmoi masën arrest me burg për Lefter Kokën, Pëllumb Abeshi, Azem Shatëri dhe Florjan Muçaj, ndërsa në arrest shtëpie Sabina Cenameri.
SPAK lëshoi 9 urdhër arrestet për hetimin që lidhet me inceneratorin e Fierit, ku 7 ishin masa sigurie 'arrest me burg' dhe 2 në “arrest shtëpie”. Klodian zoto ëhstë ende në arati, ndërsa pritet të jepet masa edhe për 3 të tjerët Erjon Murataj, Arenc Myrtezani dhe Etleva Kondi
Pas dorëheqjes një ditë më parë nga mandati i deputetit dhe pas miratimit të sotëm të GJKKO se SPAK ta arrestoje, Alqi Bllako është arrestuar në banesën e tij. Ai do të dërgohet në Drejtorin e Policisë Tiranë i shoqëruar nga avokati i tij Sokol Hazizaj
Shikoni mos ka shkuar per dake andej nga Lindita e kuvenit...
PërgjigjuKA ikur ne drejtim te paditur,,,deputet i shtetit,,TURP I MADH,,,keto jane ikje me te shkelme syri,,,,bravo rama,,,si e e ke nisur ka per te ikur e gjithe qeveria ne arrati....
Përgjigjupyesni erionin se ai e ka mik...ndosjta e di se ku e ka strofken... se i ka treguar se si i rrit femijet,....hahahaha groteske...fjala me e mire
PërgjigjuA nuk shkruajtet se ishte arrestuar ne shtepi? Tani nuk dihet se ku eshte? Pyesni Tik Llallen se ai e di.
PërgjigjuShefi i madh e ka derguar në Serbi, dhe për këtë gjë ka deshmi filmike…!!!
Per Bahamas lala nuk ka pse to trembet asgjeje ujdi avokati leket qe fitove kalon nga gjykata show mediatik behet leket ja marrim edhe nderrojme portat e vlerave monetare! Urime alqi!
Ta fillojmë mbarë me Fajin e ka Saliu. Po ky Al-qi, si u fut ne lista para Pandeli Majkos, çfarë meritash ka Al-qi? Meqë faji është individual ose maksimumi i Saliut.
Përgjigjui pari duhet te jete kokelopa Ilir Meta video e 700 eshte prova me evidente dhe sa e sa te tjera me pas E ka edhe lul basha per rrugen e kombit miliona euro te vjedhura dhe qershia mbi torte Sali berisha non grata.spak te veproje edhe per keto ose ta dime qe qendrojne siper keture keta 3 mostra
PërgjigjuCjane keto sardele qe po kapni ndersa peshkaqente levizin lirshem disa jane edhe non grata dhe perseri jane te etur per tu rikthyer
PërgjigjuLufta kunder korupsionit eshte beteja qe kerkon populli ,por SPAK po ndihmon opoziten pa dashje ,duke mbajtur ne sirtar dosjet e krimit dhe vjedhjes se ish pushtetareve te PD me ne krye Saliun dhe Lul Bashen qe sot ba ben te ndershmin .Merrni paga me teper se presidenti I Republikes por duhet te jeni te pa aneshem ne drejtesi.Une e kam shprehur mendimin qe ne Shqiperi si gjykatesit ashtu dhe prokuroret ,qe te jene te pavarur duhet te zgjidhen nga populli si ne USA dhe jo nga koleget e tyre . I
PërgjigjuNe USA SISTEMI gjyqsor dhe i zgjedhjeve eshte me i kalbur se ne Shqiperi. I zgjedh paraja dhe Sorosi. Kongresi nxjerr ligje skandaloze qe keta pastaj i implementojn. Mut eshte dhe aty.
Po ndihmon opozitën duke e lënë ne opozitë,ka kuptim në fakt.
Ore kur do kapen peshkaqenet jo kta qe kan vjedh therrime buke. Paska nje apartment ky per plakun, e car pastaj? Ketu ke njerez qe kane vjedhur pamase e mund te kene 100 te tilla.
PërgjigjuJa ka fut Teri se ishte ne fushaten e Terit ne 2009, cudi se Teri ska marr nje Durrsak ne pune po kete nga e njohu, te fala Shullazit Alqo, eshte buku te jetosh ne DR por qan shume kur largohesh.
PërgjigjuNe ate kohë e kishte burrin e mbeses
Ik o alqi ik naten e mire..
PërgjigjuD.m.th. i bie qe ne kuvend te hyj pandeli majko, shansi berishes,qe futet nje leve e tij dhe metes ne grupin parlamentar te ps-se. Kete majkon e kemi pare 25 vjet ne parlamend, as mish,as nuk eshte, nje ambibe. Njeri pa shtylle kurrizore,fryn nga shkon era. Ca te mire do u sjell shqiptareve ky qe mendon vetem "c'ma keni ngene"???????
PërgjigjuTe hyj kush te doj nuk ka rendesi as ti as un as populli nuk bejme dot ndryshim! Persq I perket ketij djaloshit lozonjar cuditem si nuk mori avionin e pare per Bahamas por u be koke Turku e do bej +/- ja 2 vjet burg edhe do Dali me tahirin me shoke! Skeni pare gje akoma!!! Hahahahahaha idioter momental qe Mendon se do shembte nje perandori te krimit Po nuk I Ra lapsit se. Shkojne si fare e si fis ne dhe...cuditerisht habitem si funksionoj my komb me padrejtesi gjakpirje edhe injorance qe e pushton cdo dite e me keq! Nejse jeta vazhdon ne nje forme ne nje tjeter. Welcome to Albanistan!