Sali Berisha

Një ditë si Çauçesku në Tiranë!

11 Nëntor 2022, 22:02| Përditesimi: 11 Nëntor 2022, 22:04

  • Share

Sheshi plotë për plotë në Tiranë,  një ditë vjeshte që mbrapa deres qëndron dimri! Qytetarët të mbledhur disa herë në atë shesh, të thirrur për liderin e tyre, që kanë duartrokitur duke thirrur emrin e liderit të tyre në çdo rast sa herë që lideri kishte nevojë për ta!

Lideri në çdo rast që i gënjen me të njëjtat gënjeshtra: duar të pastra, poshtë komunizmi, rroftë demokracia, poshtë të inkriminuarit, në djall të korruptuarit! Protestuesit, disa me këpucë të grisura, disa me xhepa bosh, disa të tjerë me borxhe, të tjerë me fëmijë emigrant, të tjerë pa drita në shpi.

Lideri i emocionuar kur shikon sheshin plotë fillon të mbajë fjalimin me një kasetë të përsëritur e ripërsëritur në 30 vjet me të njëjtat gënjeshtra, me të njëjtat premtimet të pa mbajtura, me të njëjtat shprehje, por në fakt përballë po me të njëjtët qytetarë të gënjyer, shtypur, varfëruar, zhvatur dhe të zhgënjyer për 30 vjet!

Ai mendon se qytetarët janë mbledhur për të, sepse ai jeton me mendjen e tij prej një lideri suprem që beson me mendjen e tij se ka veshje e mision hyjnor. Ai në fakt nuk e din se qytetarët janë mbledhur kundër tij dhe për t'i dhënë fund epokës së tij dhe krejt papritur fjalimin e tij fillojnë ta ndërpresin me thirrje, fishkëllima e me thirrje: largohu se je bërë i pa duruar dhe i pa pranuar!

Lideri i mësuar me peshën e fjalës së tij nga fishkëllimat fillon të dridhet, të frikësohet dhe të duket nga nje lider me veshje prej hyjnie në një lider të braktisur e të zvogluar!

Protestuesit inkurajohen nga guximi i tyre dhe vrapojnë drejt liderit që i besuan jetën për 30 vjet dhe mbeten të zhgënjyer! Elikopteri vjen menjëherë në ndihmë për ta larguar liderin pikërisht nga njerëzit që atij i kishin besuar gjithçka! Me largimin e tij filloj rënia e shiut si për të thënë se me largimin e tij do të ndodhë edhe dimri i fundi... Një ditë si Çauçesku në Tiranë!

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?