'Një eksperiencë që do ia sugjeronim miqve tanë'! Flasin turistët e Bunk'Art, bunkerit muze të komunizmit (VIDEO)

17 Korrik 2019, 15:59| Përditesimi: 17 Korrik 2019, 16:07

  • Share

TIRANE - Bunk’Art 1 dhe Bunk’Art 2 janë dy muze që i janë kushtuar viktimave që kanë vuajtur terrorin komunist në Shqipëri.

BUNK’ART 1, që ndodhet pranë malit të Dajtit, i dedikohet historisë së ushtrisë shqiptare komuniste dhe jetës së përditshme të shqiptarëve gjatë viteve të regjimit.

Turistët e shumtë të huaj, nga vende të ndryshme si Holanda, Gjermania e Italia, të cilët ndodheshin në ambjentet e Bunk’Art 1, u shprehën se ishte një eksperiencë inspiruese dhe se do ta sugjeronin tek miqtë e tyre te cilet dëshirojnë të vizitojnë Shqipërinë.

“Unë vij nga Holanda, është shumë interesante të mësosh për historinë dhe pse ishte ndërtuar ky vend, ishte shumë interesante”-tha një nga turistet

“Unë vij nga Gjermania. Më pëlqeu shumë eksperienca këtu, tingujt dhe fotot e përdorura, ishin shumë impresionuese, më pëlqyen shumë”-u shpreh turistja

“Unë vij nga Italia, është shumë interesante, është një pjesë e historisë së Shqipërisë që nuk e dija, ndërsa tani di dhe detajet, është shumë interesante.  Do t’ia u rekomandoja miqve të mi që duan të vizitojnë Shqipërinë, është një eksperiencë inspiruese”-tha një turiste tjetër

Bunk’Art 1 përmban bunkerin anti-atomik të Ushtrisë Shqiptare gjatë kohës komuniste si dhe përmban më shumë se 100 dhoma për qëllime ushtarake dhe qeveritare gjatë një lufte të mundshme atomike.

Bunk’Art 1 dhe  Bunk’Art 2, janë vlerësuar  me Certifikatën e Ekselencës, nga Trip Advisor, platforma gjigante botërore mbi udhëtimet dhe turizmin.

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?