Daniel Xhavara pas 32 vitesh në emigrim nga Italia deri në Kanada është rikthyer të investojë në vendlindje. Ka ngritur një ferme për rritjen e kërmijve në fshatin Penkove të Selenicës, e para e këtij lloji në gjithë qarkun e Vlorës.
“U ktheva se pata vështirësi gjatë pandemisë dhe u bë e vështirë jeta andej, dhe Shqipëria e sidomos Vlora më tërhoqi se unë kam lindur në Vlorë. Kam një vit që kam hapur fermën dhe jam kënaqur”, tregon Xhavara.
Kërmijtë i ka siguruar jashtë vendit e po jashtë synon të gjejë dhe tregun e shitjes, sidomos në Itali, ku përdoren në kuzhinë dhe në industrinë e kozmetikës.
“Është rasat italian, nuk ka hormone as antibiotik. Është bio. Duan frigorifere dhe më pas I tregtojmë. Kam gjetur treg në Itali në bashkëpunim me Stavri Lalën”, tha fermeri.
Daniel Xhavara tregon se rritja e kërmijve kërkon shumë kujdes dhe mbi të gjitha produkte bio.
“Koha, lakra, uji, tika pjellore të gjitha këto janë factor që ndikojnë pozitivisht. Nuk ka asnjë lloj kimikati këtu. Ky është investim I imi I gjithi kam investuar leket e mia, por natyrisht që kam nevojë për ndihmë, ato grantet që jep shteti”, u shpreh Daniel Xhavara
Investimi shkon në rreth 50 mije euro ndërsa për Danielin rikthimi ne vendlindje pas 32 vitesh është një sfidë e bukur!
Suksese
PërgjigjuKur ishim pionere te Enverit, nga mesi i viteve 80, dilnim akssion me shkollen tetevjeçare per mbldhje kermishj pasi kishte rene shi. Te gjitha per Eksport.
PërgjigjuCongratulations Daniel, suksese te metejshme ;)
Përgjigju