Opinion

Një fund pa lavdi siç dinë ta japin vetëm amerikanët

19 Maj 2021, 15:52| Përditesimi: 19 Maj 2021, 15:53

  • Share

Lajmi që vjen përtej kontinentit se Sali Berisha dhe familja e tij janë shpallur ‘non grata’ nga SHBA, është padyshim i mirë. Ky lajm vjen si një reflektim i botës perëndimorë ndaj të gjitha padrejtësive të bëra në kurriz të shqiptarëve në 30 vite. Shtetet e Bashkuara pra, nuk i paskan mbyllur sytë para ngjarjeve më të kobshme që ky vend ka përjetuar, nga trazirat e 97, tek Gërdeci dhe 21 Janari. Të gjitha nën qeverisjen e Sali Berishës, personit që edhe në opozitë ka bërë thirrje veç për radikalizim me hunj e zjarre.

Departamenti Amerikan është kujdesur jo më kot që në listë të fusë të gjithë familjen e ish-presidentit që më pas na u rikthye si kryeministër për ta gjakosur sërish vendin. Pengesa që i ka vendosur fëmijëve të tij është ‘hakmarrje’ në emër të shqiptarëve nda njeriut që prishi ëndrrat e fëmijëve të popullit të tij. E pra, nuk do të ketë kurrë një ‘American Dream” për pasardhësit e Sali Bershës, të përfolur gjatë qeverisjes së të atit si abuzues e përfitues nga Gërdeci e deri te privatizimet e ndërtimet.

Të paktët zëra brenda PD-së që kanë reaguar pas këtij vendimi ekstrem flasin për konspiracione. Mbështetës periferikë të Berishës shkruajnë në rrjetet sociale se shpallja ‘non grata’ vjen nga klani Vuçiç-Rama duke njollosur kështu presidentin Joe Biden. Por duke harruar se ambasadorja Yuri Kim që e ka duartrokitur vendimin e DASH, ka ardhur nga administrata e Donald Trump. Qesharake dhe e pavlerë të komentohet më gjatë.

Akuzat nga pasurimi në sajë të pushtetit, tek aktet korruptive janë kopsitur sikur Anthony Blinken të kishte jetuar mes nesh. Sot është dita që t’i themi faleminderit SHBA-ve. Amerikanët na mësuan se nëse drejtësia jonë vonon dhe harron, kjo s’ka ndodhur mijëra kilometra larg.

Komento

Komente

  • Tir: 20/05/2021 00:56

    Lajmi me i bukur per Shqiptaret! Falenderoj Zotin qe me dha jete te perjetoj kete lajm. 30 vite maskarade nga te paudhet! Flm Amerike!

    Përgjigju
  • Lui: 19/05/2021 19:20

    Njerezit e ditur e mbyllin jeten ne ngjitje e jo ne zbritje. Ky zgjodhi rrugen e nje mafiozi. Mafiozi e fillon duke u ngjitur me shpejtesi dhe duke i konsumuar ne fillim "postet" e jetes. Dmth behet ne moshe mesatare kryetari i bandes ose i organizates mafioze dhe ne fund te jetes e kap drejtesia dhe e mbyll jeten me turp i akuzuar. Keshtu dhe ky palaco. Zgjodhi ta mbyllte me cnderim. Sepse nese do ishte i zgjuar, do e kishte nisur gradualisht ngjitjen e politikes dhe duke e mbyllur me ndoshta president ose te pakten nje plak i urte qe do duhej t'i kerkonim mendim. Ptu fare e keqe, sepse ti ishe tersi i ketyre 30 viteve tranzicion te sterzgjatur.

    Përgjigju
    • Virusium Viçidolium: 20/05/2021 15:30

      Mire e ke ti por nuk kishte kapur miliardin akoma qe te jepte doreheqjen nga politika,keshtu qe vendosi te vazhdoj me punen e nisur

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?