Albin Kurti

Një gabim trashanik i Albinit, i dhuroi çmimin 'Nobel' Hashimit

21 Qershor 2020, 17:35| Përditesimi: 21 Qershor 2020, 17:39

  • Share

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar zyrtarisht se është kundër çdo projekti për korrigjimin e Kosovës dhe që brenda këtij viti do arrihet marrveshja që Serbia të njohë shtetin e pavarur të Kosovës.

Ky pozicion amerikan ka nxjerr totalisht bllof kauzën e Vetvendosjes dhe alibinë e Albin Kurtit se mund të kishte një komplot për ndarjen e Kosovës.

Albin Kurti humbi kauzën

Albin Kurti humbi pozitën e Kryeministrit

Albin Kurti humbi mbështetjen amerikane

Albin Kurti humbi besimin mbi të “vërtetat”

Albin Kurti humbi elektoratin pro-amerikan

Albin Kurti humbi mundësinë për të qenë hero

Javën tjetër dy kundërshtarët e tij Hoti dhe Thaçi do mbërrin në Shtëpinë e Bardhë ku me një agjendë pro shqiptare do hartohet një projekt për njohjen e Kosovës dhe integrimin e saj.

Projekti amerikan do jetë i avancuar dhe pritet që në mandatin e dytë të Presidentit Trump të realizohet:

- S’ka prekje te territorit të Kosovës.

- S’ka Asocacion të Komunave Serbe me status të veçantë.

- Kosova merr njohje nga Serbia.

- Kosova merr ulësen ne OKB pas tri viteve.

- Kosova merr liberalizimin e vizave.

- Kosova merr njohje nga 5 vendet e BE-se brenda 12 muajve pas nënshkrimit të marrëveshjes finale.

- Trepçën e merr ne menaxhim një kompani amerikano-britanike

Të gjitha do kenë një finale:

Bashkimin Shqipëri-Kosovë i cili do ndodh brenda 4 vitesh.

Ëndrra e Albin Kurtit do realizohet por ai s’do jetë dot aty.

Egoizmi i tij e largoi nga dita historike duke bërë pa dashje kundërshtarët e tij heronj.

Marrveshjen historike të njohjes Kosovës dhe bashkimit me Shqipërinë do e realizojnë ish-udhëheqësit e UÇK.

Koha ecën më shpejt se inatet e Albinit.

Albini luftoi 14 vjet dhe e lëshoi për 14 minuta, duke lënë edhe aktivistët e Vetvendosjes rrugëve papunë.

Ata thjesht do shohin nga ekrani TV, si Hashimi do marr çmimin Nobël nga “Albini”, sepse ky i fundit i mori koka erë dhe ia mbylli telefonin Shtëpisë së Bardhë, në ditët kur po shkruhet fati i shqiptarëve në Ballkan.

Harroi që pa Amerikën dhe UÇK, sot Kosova do ishte akoma një komunë e Serbisë!

Fatkeqësisht gabimet në politikë, paguhen shtrenjtë.

Çmimi i gabimeve këtë radhë, do jetë: “Shpallja heroj e kundërshtarve të tij politik”

Një gabim trashanik i Albinit, i dhuroi “çmimin Nobel” Hashimit.

Komento

Komente

  • Arber: 23/06/2020 12:57

    Keto hane endrra ne nje diten pushimi i Kreshnik i fushave te Vestfalise

    Përgjigju
  • O tej: 21/06/2020 18:26

    Bashkimin Shqiperi Kosove vec Flamur Noka e realizon

    Përgjigju
    • i dituri: 23/06/2020 10:44

      flamuri te bashkoj shpine e vet , te mbledhi gruan ben mire

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?